Lajme > Lajme Ditore > Korrik - Shtator 2009 > Lajmet e datës 21 Shtator 2009
 

Dita Botërore e Paqes, në Afganistan lëshohen pëllumba dhe thirrje për paqe

Kabul, 21 shtator, NOA - Dita Ndërkombëtare e Paqes u kremtua sot në Afganistan me shpresën se të gjitha palët e përfshira në konflikt të respektojë një kërkesë e armëpushimit nga Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Në një deklaratë të lëshuar sot nga Misioni i Kombeve të Bashkuara në Afganistan (UNAMA), në kuadrin e kësaj dite, vihet re se parulla për vitin 2009 është: "Çfarë jeni duke bërë ju për paqen?"

Në vitin 2008, është fakt se në gjithë territorin e Afganistanit ka pasur një reduktim në masën 80% të dhunës gjatë ditës së Paqes.

Po në kuadrin e kësaj dite, duke lëshuar në ajër 21 pëllumba, të konsideruar si zogjtë e paqes, përfaqësues i posaçëm i OKB në Afganistan, Kai Eide, tha se "ne kemi nevojë për paqe tani. Ne duhet t'i japin fund këtij konflikti të tmerrshëm". Nga ana e tij, presidenti afgan Hamid Karzai ka urdhëruar forcat kombëtare të armatosura që të mos e përdorin forcën më 21 shtator, nëse duhet të përgjigjen ndaj ndonjë sulmi.

n.e/NOA

Shkruani KomentinKOMENTE
  • Nuk ka komente të paraqitur në këtë lajm. Jini i pari që shkruani këtë.