Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rritet tarifa e regjistrimi në Qytet Studenti, shkon në 35 mijë lekë
English

Rritet tarifa e regjistrimi në Qytet Studenti, shkon në 35 mijë lekë

Tiranë, 21 shtator NOA - Rritet shuma që duhet të paguajnë studentët të cilët do të jetojnë në Qytetin Studenti në Tiranë.

Duke filluar nga ky vit akademik një student duhet të paguajë 5 mijë lekë më shumë se vitet e kaluara.

Kështu shuma e viteve të mëparshme që duhet të paguante një student për tu regjistruar në Qytet Studenti ka qenë 30 mijë lekë ndërsa duke filluar nga ky vit tarifa shkon në 35 mijë lekë.

Sipas drejtorisë së Qytetit Studenti, rritja e tarifës korrespondon me uljen e numrit të studentëve për dhomë dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj tyre. Kështu tashmë në çdo dhomë në Qytet Studenti do të banojnë tre studentë dhe jo si vitet e mëparshme ku numri shkonte në 5 ose më shumë për dhomë.

k.k/NOA

KOMENTE