Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shteti grindavec i Ballkanit
English

Shteti grindavec i Ballkanit

"... kjo mënyrë e përqasjes së kësaj akademie ndaj shqiptarëve është pasojë e krizës së identitetit të popullit të cilin përfaqëson ajo. Por është mëse e qartë se duke sulmuar, nënçmuar dhe përvetësuar historinë e të tjerëve, nuk mbrohet identiteti dhe nuk krijohet historia e një populli. Kjo, vetëm thellon hendekun mes dy popujve, e bën më të vështirë bashkëjetesën dhe nxit e legjitimon lëvizjet ekstreme në rajon"

Nga Idaver Sherifi*

Është për t'u habitur dhe po aq e vështirë për t'i dhënë një sqarim logjik gjithë asaj që ndodh në Maqedoni. Në kohën kur edhe popujt që kanë luftuar me shekuj me njëri-tjetrin, arrijnë të lënë anash gjithçka që ka ndodhur dhe vendosin të jetojnë në paqe, Maqedonia çdo ditë nxjerr nga një çështje që mund të rrezikojë seriozisht sigurinë jo vetëm në Maqedoni por edhe në rajon. Dhe më interesantja, problemet nuk i nxjerrin të tjerët, siç thotë populli, "ata vet kruhen".Â

Kam menduar dhe jam lodhur shumë për t'i gjetur diagnozën sëmundjes që ka kapluar Maqedoninë dhe maqedonasit. Edhe fëmijës kur i bërtet dikush, edhe nëse ka të drejtë dhe nuk i pëlqen, ul kokën. Maqedonia, me njëmijë e njëqind halle që ka; një veto e "hëngri", tjetrën e ka te dera, ndërsa ajo nuk përton të hap fronte reja "lufte".Â

Janë me dhjetëra çështjet e këtij lloji, e parafundit ishte çështja e ndërtimit të kishës në qendër të Shkupit, ndërsa tani, kjo çështja e enciklopedisë ose thënë më mirë falsiklopedisë së promovuar nga Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë. Ta kishte bërë dikush tjetër, ndonjë organizatë joqeveritare apo ndonjë individ, do të ishte shumë më ndryshe, por ta bëjë Akademia e Shkencave dhe të financohet nga qeveria është një precedent dhe një gabim i pafalshëm i radhës.Â

Në fakt, gjëra të këtilla edhe priten nga ky institucion i cili s'ka bërë ndonjë gjë të hajrit deri më sot, pasi ishte po ky institucion që propozoi ndarjen e Maqedonisë në vitin 2001, propozim ky që u refuzua nga shqiptarët. Si duket, Akademia e Shkencave të Maqedonisë, ka marrë si shembull rolin dhe misionin e Akademisë së Shkencave Serbe, e cila me politikat dhe strategjitë e saja arriti ta bëjë "lëmsh" Serbinë dhe ta sjellë në gjendjen që gjendet sot. Kështu që, po vazhdoi kështu, një Zot e di se si do të përfundojë ky muhabet.Â

Për të mos e zgjatur shumë, unë nuk jam historian dhe nuk kam ndërmend ti futem historisë dhe ti bind maqedonasit se ato që janë shkruar nuk janë të vërteta por thjesht, në mënyrë modeste dua ti paralajmëroj për rrezikun që i pret.Â

Për mua, kjo mënyrë e përqasjes së kësaj akademie ndaj shqiptarëve është pasojë e krizës së identitetit të popullit të cilin përfaqëson ajo. Por është mëse e qartë se duke sulmuar, nënçmuar dhe përvetësuar historinë e të tjerëve, nuk mbrohet identiteti dhe nuk krijohet historia e një populli. Kjo, vetëm thellon hendekun mes dy popujve, e bën më të vështirë bashkëjetesën dhe nxit e legjitimon lëvizjet ekstreme në rajon.

(*) Dërguar nga autori, kryeredaktor i Albeu.com

KOMENTE