English

Skandali me enciklopedinë maqedonase, disa OJF peticion presidentit Topi e akademikëve shqiptarë

Tiranë, 21 shtator NOA-Shoqata atdhetare për Identitet dhe Bashkim Kombëtar i ka dërguar një peticion presidentit të republikës Bamir Topi dhe Akademisë së Shkencave përmes së cilës kërkon të ndërhyhet sa më parë për të vënë në vend vlerat e kombit, të cënuara disa ditë më parë nga një enciklopedi e hartuar nga akademikë maqedonas.

Ata e cilësojnë Enciklopedinë si një tjetër akt provokues, kompromentues e destabilizues për marrëdhëniet e reciprocitetit ndërmjet popullit shqiptare autoktone në tokën e vet dhe popullit maqedonas i ardhur në këto vise disa shekuj më parë.

Duke e cilësuar Enciklopedinë si provokim i rëndë politik, si shtysë e qëllimshme e qarqeve të veçanta ultranacionaliste antishqiptare, këto dy shoqata kërkojnë bllokimin menjëherë të shitjes në treg.

Nga presidenti Topi e akademikët shqiptarë ata kërkojnë të ndërhyhet

për ndalimin e ribotimit të saj.

Një tjetër pikë e peticionit është Â kërkimi i faljes publike para popullit shqiptar në Maqedoni si dhe vënien para drejtësisë të autorëve të Enciklopedisë së cilësuar si një turp e njollë që i është vënë historisë së Shqipërisë e shqiptarëve.

KOMENTE