English

Viza për turistët çekë? Barrot kërcënon diplomatët kanadezë: Do vendosim regjim dhe për ju

Bruksel, 21 shtator NOA-Bashkimi Evropian mund t'u kërkojë diplomatëve kanadezë të pajisen me viza, nëse Kanadaja nuk rivendos regjimin e lëvizjes së lirë për vizitorët nga Republika e Çekisë deri në fund të vitit.

Kwshtu ka deklaruar sot komisioneri i BE-së për Drejtësinë, Jacques Barrot.

Gjatë takimit të ministrave të Brendshëm të BE-së në Bruksel, Barrot tha se kjo është vetëm një nga masat e mundshme që ekzekutivi i bllokut mund të marrë nëse ky problem nuk zgjidhet.

Në korrik Otava rivendosi regjimin e vizave për qytetarët çekë, pasi qindra persona të minoritetit rom nga ky vend kërkonin azil në Kanada.

Romët deklaronin se diskriminoheshin nga popullsia çeke, një fenomen që dënohet nga agjencitë për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

Autoritetet kanadeze deklaruan se rivendosja e sistemit të vizave erdhi si përgjigje ndaj asaj që atë e konsideronin, kërkesat false të refugjatëve.

Republika Çeke e vetme nuk mund ta vendosë regjimin e vizave për shtetasit kanadezë, sepse duhet të respektojë politikën e Bashkimit Evropian që ka vendosur lëvizje të lirë me Kanadanë.

KOMENTE