Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Akademia e Shkupit tërhiqet nga Enciklopedia maqedonase
English

Akademia e Shkupit tërhiqet nga Enciklopedia maqedonase

Shkup, 23 Shtator NOA - Akademia e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë është tërhequr nga pjesë të Enciklopedisë, që fyenin shqiptarët dhe historinë e tyre.

"Në takimin e sotëm të redaksisë u diskutuan reagimet e partive politike, shoqatave qeveritare dhe individëve lidhur me publikimin e Enciklopedisë maqedonase", - bënë të ditur sot burime nga Shkupi të cilave i referohet radio Evropa e Lirë.

"Informohet opinioni se do të bëhen disa korrigjime të caktuara, në disa njësi dhe do të vazhdojë puna për botimin e dytë të ndryshuar dhe të plotësuar", thuhet në komunikatën e redaksisë së Enciklopedisë. Kryetar i Akademisë, Gjorgje Stardellov ka pranuar se shqiptarët janë fyer me këtë enciklopedi.Â

"Bëhet fjalë për një ofendim të caktuar ndaj bashkësisë etnike shqiptare në Maqedoni dhe besoj se kjo njësi do të korrigjohet". "Besoj se njësitë kontestuese nuk do të hiqen tërësisht nga Enciklopedia, por do të korrigjohen ose eliminohen disa të dhëna të panevojshme që aq shumë ndoshta me të drejtë i rrënqeth qytetarët tanë shqiptarë," ka deklaruar Stardellov.Â

KOMENTE