Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Obama: Për problemet e globit, bashkëpunim politik nga të gjithë
English

Obama: Për problemet e globit, bashkëpunim politik nga të gjithë

Nju Jork, 23 shtator, NOA - Zgjidhja e problemeve globale kërkom angazhimin dhe bashkëpunimin e të gjithë faktorëve politikë në botë.

Një fakt të tillë e ka bërë të ditur presidenti amerikan, Barak Obama gjatë një fjalimi në konferenën e Nismës Globale të Klintonit, forum i krijuar nga ish-presidenti Bill Klinton për të nxitur udhëheqësit shtetërorë, afaristë, akademikë dhe nga fusha të tjera që të të bashkojnë forcat për të trajtuar sfidat globale. "Në se doni të sillni ndryshime në botë, ju nuk mund ta bëni këtë thjesht duke i thënë dikujt tjetër për t'i bërë. Ju nuk mund të mbani leksione për këto objektiva dhe të prisni që dikush tjetër t'i përmbushë ato. Ju duhet të veproni vetë. Ju duhet të shërbeni", u është drejtuar Obama të pranishmëve.

Sipas tij, grupe si Nisma Globale e Klintonit po sjellin ndryshime në mbarë botën duke punuar me biznese për të pakësuar gazrat karbonikë, duke ndihmuar dhe forcuar sipërmarrësit me hua të vogla dhe duke u dhënë shpresë disa prej fëmijëve më të varfër të botës.

Në takimin e Nismës Globale të Klintonit folën edhe kryministra nga vende të ndryshme si Turqia, Australia, e Holanda dhe presidentë nga Artgjentina e Kili.

n.e/NOA

KOMENTE