English

Policia kap hajdutin e një vagoni të hekurudhës, po e ngarkonte në kamion

Durrës, 23 shtator, NOA - Forcat e policisë së Durrësit kanë arrestuar në flagrancë 26-vjeçarin Xhelal Karaj, lindur në Librazhd dhe banues në Durrës.

Sipas të dhënave policore për agjencinë e Lajmeve NOA, arrestimi i tij është bërë për arsye se me kamionin-vinç, i targuar DR-2728-D, pasi kish prerë me oksigjen ¼ e një vagoni mallrash të hekurudhës, e ka ngarkuar në kamionin dhe është larguar.

Ndërkaq, në momentin e kapjes, bëhet e ditur se ka patur në vendngjarje edhe dy persona të tjerë, të cilët ende nuk janë kapur nga forcat e policisë.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar kamioni me të cilin Karaj po transportonte materialin e vjedhur, si edhe disa sende e materiale të vjedhura më parë prej tij dhe dy bashkëpunëtorët e tij gjatë kontrollit të ushtruar në një pikë të grumbullimit të hekurave në lagjen Nr.15 Durrës.

Por hetimet tregojnë se Karaj, së bashku me dy personat e tjerë kanë kryer dhe disa vjedhje të tjera e konkretisht atë të datës 4 shtator, për dy akse të një vagoni transporti mallrash etj.

n.e/NOA

KOMENTE