Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Prifti: Nuk do t'i japim më falas konçensionet, por do të ndryshojmë ligjin
English

Prifti: Nuk do t'i japim më falas konçensionet, por do të ndryshojmë ligjin

Nga Rajmonda Lajthia

Tiranë, 22 shtator NOA - "Të gjitha lejet konçesionare në fushën e energjisë do të monitorohen për të parë vonesat që janë shkaktuar për fillimin e punës. Madje do të shkohet edhe më tej, mendohet të ndryshohet ligji, për të bërë një garë edhe më të fortë në këtë sektor".

Këtë e pohoi për agjencinë e lajmeve NOA, Ministri i Energjetikës Dritan Priftim i cili gjithashtu tha se puna e tij në këtë fushë nuk do të përqendrohet në volumin e lejeve që do të japë, por në cilësinë e tyre.

"Nuk do të matemi me numrin por me garën e vërtetë qe do të bëjnë në këtë sektorë. Nuk do t'i japim më falas konçensionet, por do të ndryshojmë ligjin duke i kërkuar investitorit sa vende pune do të hapë, apo sa taksa do t'i paguajë shtetit"- u shpreh Prifti.

Ndërkaq, gjatë prezantimit të tij me stafin e ministrisë së Ekonomisë, Prifti bëri ankesën e parë publike për këtë institucion, si rrjedhojë komunikoi edhe urdhrin e parë që ka firmosur.

"Në këto pak ditë që kanë nisur punë në ministri kam konstatuar se ka probleme me transparencën.

Këtu informacionin, në vend që të gjendet në arkiv apo në protokoll e kanë drejtorët. Ndaj urdhri i parë ka të bëjë pikërisht me disiplinimin e çështjes së transparencës".

Dritan Prifti i premtoi stafit të ministrisë se nuk do të ketë shkurtime të paargumentuara por kërkoi prej tyre punë konkrete për të bërë realitet programin e qeverisë, ku synimi parësor mbetet hapja e 160 mijë vendeve të reja të punës.

/r.l/e.l/NOA/

KOMENTE