Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rektori i UV, Shaska: Nëse nuk distancoheni nga dhuna do urdhëroj mbylljen e Universitetit
English

Rektori i UV, Shaska: Nëse nuk distancoheni nga dhuna do urdhëroj mbylljen e Universitetit

Vlorë, 23 shtator NOA - Rektori i Universitetit të Vlorës, Tanush Shaska ka lëshuar sot një deklaratë në faqen zyrtare të këtij universiteti me anë të së cilës kërkon të distancohen nga nxitja e dhunës, prindërit dhe studentët madje ai ka kërkuar të qëndrojë larg kësaj nxitjeje edhe MASH veçanërisht Elida Hoxhës.

"Gjithë prindërit dhe studentët që pretendojnë të bëhen pjesë e Universitetit tonë të qëndrojnë larg veprimeve të dhunës, kërcënimeve të personelit tonë, huliganizmit, dhe dhunimit të një institucioni të dijes dhe shkencës siç është universiteti.

Dituria nuk fitohet me dhunë, dhe ne bankat e UV-se nuk duhet dhe nuk do të futet njeri me dhunë.

Unë i këshilloj të gjithë ata të rrinë larg dyerve të Universitetit, pasi në asnjë mënyrë nuk do të futen në auditorët e këtij institucioni me dhunë.

MASH-i dhe veçanërisht zj. Elida Hoxha të distancohet nga nxitja e dhunës, nga nxitja e këtij grupi violent për shkatërrimin e Universitetit të Vlorës.

MASH duhet të dalë dhe të distancohet publikisht nga këto veprime dhune" deklaron Rektori Shaska.

Në deklaratën e tij Shaska "kërcënon" se do të urdhërojë pezullimin e çdo aktiviteti në UV madje shkon deri në mbylljen e Universitetit nëse nuk u sigurohet qetësia.

k.k/NOA

Â

Më poshtë do të lexoni deklaratën e plotë të Rektorit Tanush Shaska:

Â

Të nderuar kolegë, studentë, qytetare të Vlorës,

duke pasur parasysh zhvillimet e ditëve të fundit mbi problemin e pranimeve të studentëve të rinj, reagimin tepër indinjues të pedagogeve dhe studentëve të Vlorës dhe mbarë opinionit publik mbas intervistës së Drejtoreshës së Arsimit të Lartë, rastet e dhunës së përdoruar nga prindërit dhe të ashtuquajturit studentë dhe abuzimet e hapura karshi stafit administrativ dhe pedagogjik të Universitetit tonë, në emër të gjithë personelit akademik dhe jo-akademik, gjithë studentëve dhe ish-studentëve tanë ju bëj thirrje institucioneve dhe individëve si më poshtë:

1) Gjithë prindërit dhe studentët që pretendojnë të bëhen pjesë e Universitetit tonë të qëndrojnë larg veprimeve të dhunës, kërcënimeve të personelit tonë, huliganizmit, dhe dhunimit të një institucioni të dijes dhe shkencës siç është universiteti.

Dituria nuk fitohet me dhunë, dhe ne bankat e UV-se nuk duhet dhe nuk do të futet njeri me dhunë.

Unë i këshilloj të gjithë ata të rrijnë larg dyerve të Universitetit, pasi në asnjë mënyrë nuk do të futen në auditoret e këtij institucioni me dhunë.

2)MASH-i dhe veçanërisht zj. Elida Hoxha të distancohet nga nxitja e dhunës, nga nxitja e këtij grupi violent për shkatërrimin e Universitetit të Vlorës.

MASH duhet të dalë dhe të distancohet publikisht nga këto veprime dhune.

3) Policia e Vlorës të jetë më e pranishme dhe më pranë Universitetit në këto ditë ku institucioni ynë po dhunohet.

4) I bëjmë thirrje Bashkisë së Vlorës të ndihmojë me policinë bashkiake, me njerëz dhe me ndihmë institucionale që UV të mos shkatërrohet.

5) Deputet e Vlorës, të mbrojnë interesat që Universitetit të Vlorës, të shprehen hapur dhe publikisht në mbështetje të autonomisë akademike të Universitetit.

6) I bëjmë thirrje të gjitha forcave politike pa asnjë dallim të distancohen nga dhuna, dhe t'i dënojnë hapur këtë dhunim të institucionit më të lartë të shkencës dhe dijes në Vlorë.Â

Ne pedagogët dhe studentët e Universitetit "Ismail Qemali" të Vlorës në asnjë mënyrë nuk do të dëshironim të shihnim institucioni tonë të digjej dhe shkatërrohej përsëri.Â

Nëse situata do të keqësohet, unë do të urdhëroj pezullimin e çdo aktiviteti në UV dhe mbylljen e Universitetit deri në sigurimin e normalitetit dhe qetësisë nga qeveria.

Në emër të pedagogëve dhe studentëve të Vlorës.

Rektori, T. Shaska

Â

KOMENTE