Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
AMC prezanton My View , një botë plot emocione në celularin tuaj
English

AMC prezanton "My View", një botë plot emocione në celularin tuaj

Tiranë, 25 Shtator NOA - AMC, kompania e parë dhe më e madhja e telekomunikimit të lëvizshëm në Shqipëri, i ofron të gjithë abonentëve të saj një menu të re shërbimesh.

Shërbimi më i ri i prezantuar nga AMC quhet "My View" e do të ofrojë argëtim, informacion dhe komunikim.

Kështu, pasi ka sjellë tarifat më të mira në tregun shqiptar, oferta dhe bonuse për të gjithë segmentet e abonentëve, produkte e shërbime inovative, AMC hedh në treg "My View", një tjetër shërbim të ri për të gjithë abonentët e saj, të cilët gëzojnë përparësinë e rrjetit me mbulimin më të madh dhe me sinjalin më të fortë në vend.

Nëpërmjet menusë së shërbimeve "My View", AMC u ofron abonentëve të vet mundësinë të eksplorojnë një botë të re shërbimesh në celularin e tyre.

Shërbimi më i ri i AMC është i thjeshtë dhe mund të përdoret nga të gjithë. Për aktivizimin e "AMC My View" mund të dërgohet një sms falas tek numri 1510 me tekst WAP ose nëpërmjet AMC Easy #100#, duke shtypur Aktivizo dhe më pas "My View". "AMC My View" funksionon në të gjitha modelet e celularëve që pranojnë teknologjinë WAP.

Nëpërmjet "My View" mund të hysh në internet si edhe të përdorësh një shumëllojshmëri opsionesh.

Me "AMC My View"Â abonentët mund të shkarkojnë muzikë, lojra, fotografi, si dhe të vizitojnë faqet më të njohura të internetit (p.sh. Google, Facebook, YouTube, MySpace, etj.).

Ky shërbim i ri i AMC u ofron abonentëve një mundësi për të lexuar lajmet e fundit mbi shëndetin, spektaklin, aktivitetet kulturore si edhe të gjejnë forma të ndryshme zbavitjeje.

Shërbimet që "AMC My View" i ofron përdoruesve ndahen në 5 kategori: ringtone (zile për celularët), lojëra, wallpapers (fotografi), horoskopi dhe lajmet më të reja.

Aktivizimi dhe lundrimi në menunë e "AMC My View" është falas. Lundrimi jashtë "My View" tarifohet me 0.146 lekë/kb. Abonentët tarifohen për çdo shkarkim të suksesshëm në rastet e shërbimeve që kërkojnë shkarkim përmbajtjeje, si ringtone, lojëra, fotografi, etj.

Me prezantimin e "My View", abonentëve u jepet portali i tyre i informimit, komunikimit dhe argëtimit. E gjitha kjo më sajë të një menuje shërbimesh të thjeshtë dhe që u përgjigjet kërkesave e nevojave të abonentëve.

Më shumë mbi shërbimin e ri, ju gjeni duke klikuar në spotin publixitar AMC My View që gjeni në krye të faqes së NOA.

e.r/NOA

Â

KOMENTE