Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Banda e Lushnjës , rrëfehet në gjykatë dëshmitari: Si më rrahën barbarisht
English

"Banda e Lushnjës", rrëfehet në gjykatë dëshmitari: Si më rrahën barbarisht

Tiranë, 25 Shtator NOA - "Banda e Lushnjës" më ka rrahur barbarisht dhe më ka pyetur për Gramoz Selmanin i cili është kunati i motrës sime".

Kështu ka nisur të tregojë dëshmitari Adem Arapi gjatë një dëshmie të dhënë sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

"Arben Boriçi dhe Ilir Stërgu më kanë marrë me një makinë pa traga dhe më kanë çuar tek garahzdi, afër policisë. Më kanë lidhur duart me pranga. Ilir Stërgu dhe ai që ishte njëshi i torturave Leonard Prifti më kanë rrahur me një bisht druri dhe me shkelma", ka treguar sot dëshmitari.

Adem A., tha se nuk mbante mend se kush e kishte dërguar në spital, por mjekët kishin nxjerrë shumë shpejt jashtë.

Të gjitha mjekimet sipas Adem A., ia ka bërë i vëllai i tij: "Çdo ditë në shtëpi më vinte Prifti dhe Nurçaj. Unë ndenja dy muaj shtruar. Çdo dy ditë Fred Shkurti dërgonte ushtarët e tij, më mernin gruan në pyetje tek garazhi në lidhje me Gramozin. Bashkëshortja më thoshte që mirë ti, por edhe mua do të më gjejë belaja", ka vazhduar dëshmitari së treguari.Â

Të pandehurit e këtij procesi janë Arben Boriçi, Ilir Stërgu, Afrim Hoxha, Erion (Niko) Cici, Arjan Aliçaj, Jorgo (Agur) Muzaka (Musaku) dhe Rexhep Gina.

e.r/b.a/NOA

Â

Â

KOMENTE