English

Berisha viziton bursën NASDAQ, ekrani më i gjerë në botë shfaq bukuritë shqiptare

Nju Jork, 25 shtator NOA-Shqipëria dhe bukuritë e saj natyrore  janë shfaqur në kullën panoramike të NASDAQ, ekrani më i gjerë i botës që ndodhet në Nju Jork.

Kryeministri Berisha gjatë vizitës së tij në SHBA, vizitoi bursën e NASDAQ si i ftuar special i saj.

Në një transmetim direkt televiziv, kryeministri foli për reformat në Shqipëri dhe për nismën e hapjes së një burse dhe në Tiranë.

Përshëndetja e Kryeministrit Berisha përmes stacionit televiziv të NASDAQ u transmetua në kohë reale në televizionet e profilizuara ekonomike më prestigjioze si CNBC, Bloomberg, FOX Business.

I gjithë aktiviteti u ndoq nga qindra qytetarë, të cilët ndodheshin aty me këtë rast, si dhe me kërshërinë për t'u njohur më nga afër me këtë vend kaq larg SHBA-ve.

Në mesin e tyre kishin ardhur edhe mjaft shqiptaro- amerikanë, të cilët prisnin me krenari të takonin kryeministrin e vendit të tyre të origjinës.

KOMENTE