English

Del në treg vaksina kundër gripit sezonal të vjeshtës, në farmaci dyndje kërkesash

Tiranë, 25 Shtator, NOA - Në tregun farmaceutik shqiptar është hedhur masa e vaksinave kundër gripit sezonal, për të cilën mjekët kanë rekomanduar që të merret nga e gjithë popullata, kjo edhe në kuadrin e rrezikut që paraqet përhapja e pandemisë së gripit të derrit.

Janë rreth 10 mijë doza anti-grip të cilat u janë shpërndarë farmacive nga Ministria e Shëndetësisë dhe që rekomandohet të merret pasi ajo parandalon prekjen nga gripi sezonal.

Specialistët e shëndetit publik këshillojnë që vaksina duhet të përdoret brenda muajit dhjetor jo vetëm nga grupet e riskut, por nga e gjithë popullata.Â

Gjithsesi, specialistët pohojnë se kjo vaksinë nuk të mbron nga gripi i derrit që shkaktohet nga virusi AH1N1, e megjithatë përbën një mbrojtje të mirë ndaj tij.

Sipas të dhënave nga Instituti i Shëndetit Publik, gjatë sezonit të gripit sezonal në vendin tonë regjistrohen rreth 12 mijë raste në javë me infeksione respiratore akute.Â

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE