English

Meta në Nju Jork, vijon takimet me homologët evropianë

Nju Jork, 25 shtator NOA-Vijojnë takimet e zv/kryeministrit dhe ministrit të jashtëm Ilir Meta në Nju Jork.

Sipas zyrës së shtypit të ministrisë thuhet se në datën 24 shtator Meta është takuar me homologët e tij të Italisë, Holandës, Hungarisë, Australisë, Salvadorit, Ukrainës, Malit të Zi, Bahreinit, etj.

Gjithashtu, ai mori pjesë në Konferencën për lehtësimin e hyrjes në fuqi të Traktatit të Ndalimit të Plotë të Provave Bërthamore, CTBT.

Â

Gjatë takimeve me ministrin italian Franko Fratini, atë hungarez Peter Balazh dhe atë holandez Maxime Verhagen, u diskutuan çështje që lidhen me integrimin evropian të vendit, procesin e liberalizimit të vizave si dhe me intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe.

 Zv.Kryeministri Meta vlerësoi nivelin shumë të mirë të marrëdhënieve dypalëshe me vendet respektive dhe njëkohësisht u kërkoi kolegëve të tij evropianë mbështetjen e tyre për aplikimin e Shqipërisë për statusin e kandidatit për anëtar të Bashkimit Evropian, si dhe për përfshirjen e Shqipërisë në procesin e liberalizimit të vizave të BE-së me vendet e rajonit.

Nga ana e tyre, ministrat e Jashtëm i shprehën zotit Meta sigurimet e mbështetjes së vendeve të tyre për procesin integrues të Shqipërisë në BE dhe për liberalizimin e vizave, duke nënvizuar edhe nevojën e përmbushjes së kushteve teknike, në kuadrin e këtij procesi.

Â

KOMENTE