Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministri i Brendshëm, Basha takohet me Ministrin e Administratës Publike të Kosovës, Bajrami
English

Ministri i Brendshëm, Basha takohet me Ministrin e Administratës Publike të Kosovës, Bajrami

Tiranë, 25 shtator NOA - Ministri i Brendshëm Lulzim Basha priti sot në një takim Ministrin e Administratës Publike të Kosovës Arsim Bajrami dhe delegacionin që e shoqëronte.

Ministri Basha vlerësoi stadin e tanishëm të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Kosovës në fushën e shkëmbimit të përvojave për mirëfunksionimin dhe fuqizimin e administratës publike në të dy vendet e ndërkohë theksoi nevojën e shtrirjes së këtij bashkëpunimi në të gjitha nivelet me qëllim përfitimin e përvojave të dyanshme.

Një vëmendje të veçantë gjatë bashkëbisedimit Ministri Basha i kushtoi reformave të qeverisë shqiptare për një qeverisje të vogël, moderne, të përballueshme për taksapaguesit shqiptarë, çka sjell uljen e shpenzimeve dhe kostove të panevojshme, përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe në mënyrë të veçantë rritjen e transparencës ndaj publikut.

Ministri i Brendshëm, Basha rikonfirmoi në takim si një prioritet të rëndësishëm të qeverisë Berisha, njesimin e standardeve dhe praktikave mes Shqipërisë dhe Kosovës që do t'i shërbejnë eliminimit të barrierave mes tyre si dhe integrimit në Bashkimin Evropian.

"Ne do të angazhohemi për të kaluar çdo pengesë në drejtim të njehsimit të standardeve evropiane në administratën tonë publike, në fushën e prokurimeve, në procesin e trajnimit dhe rekrutimeve në administratën publike për të përafruar objektivat tona për maksimalizimin e këtyre standardeve, përmirësimin e qeverisjes dhe ecjen përpara në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Ju shpreh gatishmërinë e plotë të Ministrisë së Brendshme për bashkëpunim të gjithanshëm dhe në të gjitha nivelet me administratën publike të Kosovës,- u shpreh Ministri Basha.

Nga ana e tij, Ministri i Administratës Publike të Kosovës, Arsim Bajrami përgëzoi fillimisht Ministrin Basha për marrjen e detyrës së re.

Bajrami shprehu bindjen se bashkëpunimi në vijim mes Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë dhe institucioneve dhe qeverisë së Kosovës do të njohë nivele edhe më të larta.

Në këtë takim ministrat Basha dhe Bajrami ranë dakord për nënshkrimin e një memorandumi për thellimin e bashkëpunimit në procesin e reformave të administratës publike në Shqipëri dhe Kosovë.

k.k/NOA

KOMENTE