Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ndërmjetësuesi Nimiç: Ekzistojnë mjaft ide për zgjidhjen e emrit të Maqedonisë
English

Ndërmjetësuesi Nimiç: "Ekzistojnë mjaft ide për zgjidhjen e emrit të Maqedonisë"

Nju Jork, 25 shtator, NOA - Ka mjaft ide në tryezë që Maqedonia dhe Greqia të fillojnë të mendojnë për gjetje të zgjidhjes dhe që të dyja palët duhet ta shfrytëzojnë momentin që të vihet deri në zgjidhje të emrit.

Këtë fakt e ka deklaruar ndërmjetësuesi Metju Nimiç pas takimit në Nju-Jork me presidentin Gjorge Ivanov dhe negociuesin e Maqedonisë, ambasadorin Zoran Jolevski.

"Nuk mund të parashtroj shumë hollësira, por konsideroj se bisedimet që i kemi pasur gjatë verës ishin konstruktive dhe dy palët kishin qasje serioze për disa nga idetë e mia", tha Nimic.

Siç njofton kabineti i presidentit në këtë takim presidenti Ivanov, mediatorit Nimiç i ka prezantuar qëndrimin e Maqedonisë se ajo është e përkushtuar aktivisht të marrë pjesë në procesin e negociatave që udhëhiqen nga OKB-ja.

Pastaj në takim është theksuar se Maqedonia pret që të arrihet një zgjidhje e pranueshme për të dyja palët dhe që ruan identitetin, dinjitetin dhe integritetin e qytetarëve maqedonas.

Presidenti i Ivanov ka informuar Nimiçin se Maqedonia është e gatshme t'i vazhdojë negociatat në atë moment kur Athina zyrtare do të jetë edhe gatshme.

NOA-INA

KOMENTE