Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sejdiu në Nju Jork, lobon për njohjen e pavarësisë së Kosovës
English

Sejdiu në Nju Jork, lobon për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Prishtinë, 25 shtator NOA-Presidenti Fatmir Sejdiu ka vazhduar takimet në Neë York me përfaqësues të shteteve të ndryshme, në përpjekje për të fituar përkrahje për njohjen e pavarësisë së vendit.

Presidenti Sejdiu të enjten ka pasur një takim të gjatë me presidentin e Letonisë, Valdis Zatlers, të cilin e ka njoftuar në detaje për zhvillimet në Kosovë që nga shpallja e pavarësisë, sidomos në aspektin e ndërtimit të institucioneve shtetërore dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve pakicë.

 "Presidenti Sejdiu kërkoi nga presidenti Zatlers që Letonia ta ndihmojë Kosovën në sigurimin e njohjeve të tjera, sidomos nga vendet në të cilat Letonia ka ndikim të madh. Gjithashtu, Sejdiu ka pasur një takim edhe zvndihmëssekretarin amerikan të Shtetit, Stuart E. Jones, në të cilin takim është diskutuar me theks të veçantë për sfidat me të cilat po ballafaqohet Kosova.

Jones ka siguruar presidentin Sejdiu për punën e palodhshme që SHBA-ja po bën për të mirë të Kosovës në të gjitha sferat.

Gjatë qëndrimit në Neë York, presidenti i Kosovës është takuar në një mëngjes pune me homologun e tij kroat, presidentin Stjepan Mesic.

Në këtë takim miqësor, presidenti Sejdiu falënderoi presidentin Mesic për mbështetjen që i ka dhënë ai Republikës së Kosovës në lobimin për njohjen e pavarësisë së Republikës së Kosovës.

KOMENTE