Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli takohet me përfaqësues të Parlamentit të Spanjës
English

Topalli takohet me përfaqësues të Parlamentit të Spanjës

Tiranë, 25 shtator NOA - Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë priti sot në takim delegacionin spanjoll të Qendrës për Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe zhvillim, në përbërje të të cilit ishin edhe deputetë të Parlamentit të Spanjës.

Përfaqësuesit e delegacioni spanjoll theksuan se vizita e Kryetares së Kuvendit para pak kohësh në Spanjë bëri një impresion shumë të mirë në Senatin dhe Parlamentin spanjoll.

Duke bërë një prezantim të shkurtër të zhvillimeve në vend Kryetarja e Kuvendit tha se: "Shqipëria është tashmë në një stad të ri, anëtare e NATO-s ndërsa ka paraqitur kërkesën për statusin e vendit kandidat në BE. Vendi sapo ka dalë nga zgjedhjet parlamentare të cilat janë certifikuar nga raportet ndërkombëtare me vlerësimet mirë dhe shumë mirë në 93 për qind të qendrave".

 Ndër arritjet gjatë katër vjeçarit të kaluar, Kryetarja e Kuvendit veçoi rritjen ekonomike që vijon të jetë pozitive, mbajtjen e inflacionit nën kontroll, dyfishimin e buxhetit dhe rrogave, investimet në infrastrukturë dhe luftën ndaj korrupsionit dhe evazionit fiskal edhe përmes procedurave elektronike.

Duke u ndalur në rolin dhe punën e parlamentit, Kryetarja e Kuvendit tha se "Parlamenti është arena e debatit ku bëhen negociata e kompromise dhe në mandatin e kaluar ne kemi arritur konsensuse të mëdha."

Përfaqësuesit e delegacionit spanjoll shprehën interesin e tyre për të gjitha zhvillimet pozitive në Shqipëri, duke siguruar gatishmërinë për mbështetje dhe shkëmbim të përvojës, pasi Spanja ashtu si Shqipëria ka kaluar një periudhë të vështirë tranzicioni.

Duke u ndalur në çështjen e liberalizimit të vizave, përfaqësuesit e delegacionit spanjoll thanë se njohin historinë e vështirë të izolimit të Shqipërisë dhe përpjekjet për liberalizimin e vizave.

Ata konfirmuan mbështetjen e plotë për afrimin e Shqipërisë me Bashkimin Evropian.

k.k/NOA

KOMENTE