English

Ahtisaari, çmim nga shqiptarët në SHBA: Përmirësuam gabimin historik

Nju Jork, 26 shtator, NOA - Me pavarësimin e Kosovës u përmirësua një gabim historik dhe ajo tashmë është e do të mbetet gjithmonë shtet i pavarur.

Një deklaratë e tillë është bërë nga ish-negociatori për statusin e Kosovës, Marti Ahtisaari gjatë një ceremonie të organizuar nga Këshilli Kombëtar Shqiptaro-Amerikan në Nju Jork, ku ai është nderuar me çmimin e tij vjetor "Duart e Shpresës".

Ky organizëm i njohur i lobungut shqiptar në SHBA e nderoi ish-presidentin e Finlandës dhe njëkohësisht fituesin e çmimit Nobel për Paqe, Marti Ahtisaari për kontributin historik të tij në dhënien e pavarësisë së Kosovës.

Ndërkaq, gjatë kësaj ceremonie kanë qenë të pranishëm edhe kryeministri shqiptar, Sali Berisha, si edhe presidenti kosovar, Fatmir Sejdiu.

Që të dy e kanë falënderoi Ahtisaarin për punën e tij si dhe vendet aleate mbështetëse të fuqishme të pavarësisë dhe shtetit të Kosovës me në krye Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

n.e/NOA

KOMENTE