English

Birra e zezë irlandeze feston 250-vjetorin, festime në fabrikën e vjetër Guiness

Guiness, 26 shtator, NOA - Me një party të madhe është festuar në Irlandë, por edhe në botë 250 vjetori i birrës Guiness, birrës së zezë të famshme e cila ka lindur në Dublin, në vitin 1759.

Ceremonia festive në këtë përvjetor të rëndësishëm të birrës, u krye në fabrikën e pijeve alkoolike në Saint James, e cila është selia e vërtetë e Guiness.

Birra tipike irlandeze, e shpikur atëherë nga 34-vjeçari Arthur Guinness është prodhuar në 35 vende të botës me disa variante lokale, ndërsa receta e saj është ende sekrete. Çfarë është e njohur është se gjithçka ka lindur nga ideja e përdorimit të elbit të pjekur, duke krijuar një birrë të tipit "hamall".

Që atëherë, suksesi ka qenë në rritje duke e gjeneruar ritin "e errët" irlandez.

n.e/NOA

KOMENTE