Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Java V e Superiores/ Dinamo-Tirana, pse nuk ka nisur beteja për titull
English

Java V e Superiores/ Dinamo-Tirana, pse nuk ka nisur beteja për titull

Tiranë, 26 Shtator NOA - Një humbje do të ishte e papranueshme për ekipin e Tiranës, në ndeshjen e sotme me Apoloninë në Fier, por edhe fitorja e dëshiruar ndaj fierakëve konsiderohet një mision i vështirë për bardheblutë.

Gjithsesi trajneri Ilia Lonçareviç i Tiranës, pas barazimit me Besën e Kavajës, në ndeshjen e fundit synon maksimumin e pikëve për t'u rreshtuar në krye të klasifikimit, me Dinamon që e konsideron rivale kryesore.

Edhe mesfushori Elvis Sina, i cili mbërriti si përforcim në ditët e fundit të merkatos së verës thekson se nuk e ka pasur të vështirë që të përshtatet me ekipin, pasi ka kaluar disa sezone dhe e njeh mirë ambientin bardheblu.

"Tirana mbetet pretendente kryesore, " - theksoi Sina. - "Ndoshta fillimi i kampionatit nuk ka rezultuar siç e prisnim, por jemi ende në fillim dhe nuk mund të flasim që tani për titullin kampion. Tirana synon që të fitojë ndeshjet e radhës dhe mendoj se garanton titullin kampion. Ka pasur disa luhatje në javët e para, por grupi mendoj se është më i fortë i kampionatit, " - thotë Sina. Mesfushori i majtë pas dy sezoneve me Dinamon është rikthyer te i njëjti ekip, me të cilin thekson se ka fituar disa trofe.

"Kam fituar shumë trofe me Tiranën. Në këtë edicion, si rivale kryesore për të fituar titullin kampion shoh Dinamon. Edhe një sezon më parë Dinamo ishte shumë e fortë, kurse me afrimet e fundit ajo është pretendente. Nuk përjashtoj Besën, as Vllazninë që besoj se do të ketë ngritje në javët e mëtejshme".

Sipas Elvis Sinës, kampionati i sivjetshëm ka nisur me emocione që në fillim, madje ka pasur rivalitet nga të gjitha ekipet. Mesfushori që ka kaluar mbi 15 sezone në Superiore dhe ka fituar mbi 10 trofe me skuadra si Tirana, Dinamo Elbasani, shprehet se kampionati i sivjetshëm do të jetë interesant, edhe pse mungojnë në Superiore dy emra të mëdhenj të futbollit, si Elbasani dhe Partizani.

"Kampionatit i mungojnë dy emra të spikatur, por niveli i lojës që ka paraqitur Skënderbeu, apo Kastrioti, pa harruar edhe dy ekipet e tjera debutuese, ka qenë i kënaqshëm dhe gara ka nisur e fortë".

Dy javë më vonë Tirana do të presë në ndeshjen derbi Dinamon dhe rezultati i këtij takimi pritet të japë verdiktin e parë, të skuadrës më të fortë, në gjysmën e parë të sezonit. Starti i mirë i Dinamos i jep avantazhe bluve, por Sina paralajmëron se në ndeshjen derbi Tirana do ta ketë të vështirë të pranojë humbjen, duke paralajmëruar se rivaliteti për titull do të fillojë, pikërisht pas sfidës direkte.

***

Ndeshjet e të dy kategorive gjatë ditës së sotme do të luhen në ora 16.00. Sipas planifikimit, nisur nga kohëzgjatja e ditës, ora e ndeshjeve do të afrohet me kalimin e javëve dhe shumica e takimeve do të luhet në ora 14.00.

Kategoria e Parë

Java V (ora 16. 00)

Lushnja-Pogradeci

Elbasani-Kamza

Memaliaj-Turbina

Burreli - Luftëtari

Gramshi - Ada

Partizani - Besëlidhja

Skrapari - Bylis

B. Sport - Sopoti

KOMENTE