Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kampionati shqiptar, ende asnjë ekran nuk i transmeton ndeshjet
English

Kampionati shqiptar, ende asnjë ekran nuk i transmeton ndeshjet

Tiranë, 26 Shtator NOA - Shuma prej 600 mijë eurove nuk ka joshur ekipet e kryeqytetit, për të pranuar ofertën e kompanisë UFA sport, që synon të blejë të drejtën televizive të kampionatit shqiptar për tre vjet.

Fakti që presidentët e dy ekipeve pretendente për titull shpenzojnë një shumë të afërt për t'i nxjerrë ato kampione, është domethënës.

Në ofertën e fundit, më të interesuara kanë qenë ekipet e rretheve dhe refuzimi i Dinamos dhe i Tiranës po pengon shitjen e ndeshjeve të kampionatit, një ekrani të vetëm, kur kanë mbetur edhe pak javë nga fillimi i edicionit. Refik Halili dhe drejtuesit e TVSH-së debatuan disa minuta, në lidhje me transmetimin e ndeshjes Tirana- Besa, pasi e drejta televizive e kampionatit ka mbetur ende pa një "autor".

Nuk është përcaktuar ende mënyra se si do të transmetohet kampionati i këtij viti dhe ekrani që do të paraqesë takimet e futbollit shqiptar, para publikut vendas.

FSHF ndërmjetësoi me kompaninë UFA Sport, që të blejë të drejtën televizive.

Deri tani Dinamo dhe Tirana, dy ekipet pretendente nuk kanë pranuar ofertën, duke lënë gjithçka pezull. Kompania UFA Sport synon që të paktën njëra nga dy ekipet pretendente për titull të jetë e përfshirë në grupin e skuadrave, për të mundësuar shitjen për herë të parë të drejtës televizive të kampionatit.

KOMENTE