English

Legjenda e shahut Kasparov mposht Anatoli Karpov sërish pas çerek shekulli

Valencia, 26 shtator, NOA - Janë takuar sërish pas plot 25 vitesh, që në ndeshjen e famshme të vitit 1984 dhe përsëri ajo ka rezultuar me të njëjtin fitues.

Fjala është për takimin mes dy përfaqësuesve legjendarë të shahut, rusit Geri Kasparov dhe bashkëpatriotit të tij, Anatoli Karpov.

Përballja me stë dyve është realizuar në Valencia dhe rezultati i përgjithshëm ka qenë 9-3 për Kasparov, ndërsa 2 ndeshje mbaruan në barazim.

Ata kanë qenë përballë njëri-tjetrit për më shumë se 3 ditë, ndërsa kujtojmë se ndeshja e çerek shekulli më parë, ajo e vitit 1984, përfundoi pas plot 48 ndeshjesh vetëm për shkak të problemeve shëndetësore që nisën të shfaqnin të dy lojtarët, për shkak të përqendrimit të zgjatur në kohë në lojën që tërhoqi atëherë vëmendjen e gjithë botës.

Ndërkaq, bëhet e ditur se ata kanë planifikuar të luajnë edhe njëherë në Paris, në muajin dhjetor, kur Kasparov tashmë është 46 vjeç, ndërsa Karpov 58.

n.e/NOA

KOMENTE