Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Mbyllet Samiti i G-20, liderët arrijnë në marrëveshje për parandalimin e krizave
English

Mbyllet Samiti i G-20, liderët arrijnë në marrëveshje për parandalimin e krizave

Pitsburg, 26 shtator, NOA - Eshtë mbyllur Samiti i radhës i 20 përfaqësuesve të shteteve me më shumë ndikim në ekonominë botërore, mbajtur gjatë dy ditëve në Pitsburg të SHBA-ve.

Rezultati i këtij takimi të rëndësishëm ka qenë ajo e konkludimit mes palëve të një marrëveshje, e cila synon parandalimin e krizave të ardhshme, që nga ana tjetër, u jep

vendeve në zhvillim më shumë fuqi për çështje ekonomike ndërkombëtare.

Nga ana e tij, presidenti amerikan Barak Obama e ka vlerësuar këtë Samit dhe atë çka ai arriti të finalizonte, si hapa që "e rikthyen ekonominë globale nga buza e greminës".

Obama tha se konkretisht udhëheqësit e G-20 ranë dakord për hapa konkrete për parandalimin e një krize tjetër ekonomike si ajo aktualja.

Ai tha se marrëveshja forcon rregullat e sistemit financiar dhe u bën thirrje bankave të mbajnë rezerva më të mëdha për të mbuluar humbjet nga huatë e këqia dhe investimet e dështuara.

Ndërkaq, ashtu siç edhe ishte parashikuar, Samiti diskutoi mbi rregullat e reja për mënyrën e pagesave të bankierëve, duke e kushtëzuar pagën e tyre me vendime të pjekura, sipas fitimeve konkrete që ata nxjerrin.Por një përfundm tjetër i rëndësishëm i liderëve të G-20 ishte edhe ai që ky grupim të përdoret si forum për të debatuar dhe vendosur për çështje ekonomike.

"Grupi i 20-ëshes do të konsiderohet tani si organizata kryesore ekonomike që merret me çështjet e menaxhimit ekonomik në gjithë botën", citonte vendimi në fjalë.

n.e/NOA

KOMENTE