Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pas skandalit me enciklopedinë, demografët frikë për manipulimin e shifrave të shqiptarëve
English

Pas skandalit me enciklopedinë, demografët frikë për manipulimin e shifrave të shqiptarëve

Shkup, 26 shtator NOA-Kur duhen dhe dy vjet të kryhet regjistrimi zyrtar i popullsisë në Maqedoni, studiuesit dhe demografët shqiptarë nuk përjashtojnë mundësinë për krijimin e opinionit manipulues dhe skenarët për uljen e përqindjes së shqiptarëve.

Studiuesit shqiptarë vlerësojnë se dalja në skenë e Lëvizjes Popullore të Maqedonisë dhe VMRO-Partia Demokratike, të cilat kontestojnë 25 përqindshin zyrtar të shqiptarëve në Maqedoni, ka nxjerrë në pah edhe implikimin e Qeverisë aktuale nëpërmjet VMRO-DPMNE.

Kjo ndërlidhet me faktin se Lëvizja Popullore është pjesë e koalicionit qeveritar dhe programit të VMRO-DPMNE-së dhe se kjo parti ishte nënshkruese e koalicionit për dalje të përbashkët në zgjedhjet e fundit lokale dhe presidenciale. LPM dhe VMRO-Partia Demokratike kanë dorëzuar edhe kallëzim penal në Prokurorinë Publike kundër siç thuhet sipas tyre falsifikimit të Regjistrimit të vitit 2002, ku shqiptarët zyrtarisht kanë dalur se janë 25 për qind.

Sipas këtyre dy partive, numri i shqiptarëve në Maqedoni është vetëm rreth 17 për qind. Studiuesi shqiptar i demografisë, prof.dr. Asllan Selmani ka deklaruar për agjencine e lajmeve INA se qarqe të caktuara politike maqedonase por edhe disa demografë maqedonas po tentojnë të manipulojnë me përqindjen e shqiptarëve.

Selmani ka vlerësuar se numri i shqiptarëve në Maqedoni duhet të jetë mbi 30 për qind.

Edhe profesori universitar Fadil Sulejmani ka vlerësuar se janë të qarta tendencat e qarqeve politike dhe institucionale maqedonase për manipulimin me shifrat e popullit shqiptar në Maqedoni, që sipas tij, është në rritje e sipër.

"Vazhdimisht kanë qenë të manipuluara shifrat sa i përket shqiptarëve në Maqedoni.

Ka tendenca për falsifikim të mëtejshëm.

Por nga ana tjetër, sikur të realizohet një regjistrim me mbikqyrje të fortë ndërkombëtare, atëherë sigurisht shqiptarët do të jenë afër 40 për qind", ka theksuar Sulejmani, duke shtuar se në të gjitha periudhat e kaluara janë manipuluar regjistrimet që kanë të bëjnë me realitetin shqiptar në Maqedoni.

Në fund të majit të këtij viti u realizua regjistrimi provues i popullësisë, ku janë përfshirë dy mijë amvisëri dhe 10 mijë persona, por që këto shifra nuk do të bëhen publike, por do të shfrytëzohen për qëllime të Entit Shtetëror të Statistikave. (NOA-INA)

KOMENTE