English

Shkaktoi aksident e u largua nga vendi i ngjarjes, autori kapet më pas nga policia

Durrës, 26 shtator, NOA - Forcat e policisë kanë nisur një procedim penal ndaj 40-vjeçarit Ismet Bengu, lindur në Gramsh dhe banues në Tiranë.

Sipas të dhënave për agjencinë e Lajmeve NOA, procedimi penal ndaj tij ka filluar pasi duke udhëtuar me automjetin e tij tip Benz me targa TR 2799 P, në rrugën nacionale Plepa-Tiranë, në afërsi të segmentit Kodër- Arapaj, ka humbur kontrollin e automjetit dhe ka dalë nga rruga në krahun e majtë duke u përplasur.

Si pasoje e aksidentit, është dëmtuar pasagjeri me inicialet K.M, 42 vjeç, lindur në Gramsh dhe banues në Tiranë i cili pas mjekimeve në spitalin e Durrësit është larguar për në banesë pa probleme shëndetësore.

Bëhet e ditur ndërkaq se Bengu pas aksidentit, e ka lëvizur automjetin e tij nga vendi i ngjarjes, ku më pas është kapur rrugës nga Policia Rrugore, larg vendit të ngjarjes. Materialet e para hetimore për veprën penale të "Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor dhe të largimit nga vendi i aksidentit", vepra te parashikuara nga nenet 290/1 dhe 273 të Kodit Penal do t'i kalohen prokurorisë së Durrësit.

KOMENTE