English

Votimet, Klosi: "PS po tregon se është forca më e madhe politike në vend"

Tiranë, 26 shtator, NOA - Me ecurinë pozitive të procesit të votimit të sotëm për zgjedhjen e kryetarit, Partia Socialiste përveçse dëshmon me këtë proces dot se është forca më e madhe në Shqipëri, ajo dëshmon se është edhe e vetmja që krijon politikë të brendshme në radhët e saj.

Një fakt të tillë e ka vënë në dukje sekretari për Burimet Njerëzore pranë selisë rozë, Blendi Klosi.

Duke marrë në shqyrtim mënyrën sesi po zhvillohet procesi i zgjedhjes së kryetarit të ri socialist, Klosi tha ndër të tjera edhe se Partia Socialiste po tregon se është e vetmja barrikadë ndaj qeverisjes Berisha-Meta.

"Dyshimet mbi procesin tonë po hidhen pikërisht nga dyshja Berisha-Meta me qëllim dështimin e saj.

Berisha, duke e ditur se partia e tij është forcë politike e pakicës, kërkon të hedhë dyshime mbi të vetmen forcë politike, siç është Partia Socialiste që respekton parimin "një anëtar, një votë", tha lidhur me një fakt të Klosi.

Ndërsa në lidhje me çështjen e bojkotiti, ai është shprehur se Partia Socialiste vazhdon të jetë e vendosur ndaj saj derisa nuk është plotësuar kushti i transparencës së zgjedhjeve të 28 qershorit.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE