Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zbulohet thesar mitik në Angli me 1300 objekte të çmuara ari, e gjen një i papunë
English

Zbulohet thesar mitik në Angli me 1300 objekte të çmuara ari, e gjen një i papunë

Londër, 26 shtator, NOA - Një britanik i papunë me anë të një detektori metalik ka arritir të nxjerrë në dritë një thesar rëndësishëm arkeologjik anglo-sakson, më i madhi i zbuluar ndonjëherë në një fushë të Anglisë qendrore.

Ai përfshin së paku 1.350 artikuj ari ose argjendi dhe personi që i ka gjetur është 55-vjeçari Terry Herbert.

Ky thesar i ndërtuar që në shekullin e shtatë, sipas arkeologëve, është zbulimi më sensacional që ai ka bërë me detektorin e tij që kur ishte 18 vjeç.

Zbulimin e tij, arkeologët e kanë krahasuar me rëndësinë e zbulimit të varrit të faraonit Tutankhamen në Egjipt.

Ai përmban një përmbledhje të materialit të luftës me të paktën 84 mburoja, 71 heshta dhe shpata që kanë dekorata komplekse si edhe predha ari.

Thesari përmban rreth 5 kg ar dhe argjendi, si edhe një sasi të madhe gurësh të çmuar, vetëm vlerësimi i tij do të kërkojë një vit kohë. Një përzgjedhje e objekteve do të jetë në ekran nga nesër deri më 13 tetor në Muzeun e Artit në Birmingem të Anglisë.

"Sasia e arit është mbresëlënëse, por më e rëndësishmja, përpunimi i objekteve është i përsosur. Kjo ishte një i anglo-saksonëve. I përkisnin aristokracisë së lartë ose familjeve mbretërore", tha Kevin Lehi, një ekspert në këtë fushë.

n.e/NOA

KOMENTE