English

Zgjedhjet në PS, mbyllet votimi i socialistëve për kryetarin e ri

Tiranë, 26 shtator NOA-Janë mbyllur zyrtarisht në orën 16:00 kutitë e votimit për të zgjedhur kreun e ri të Partisë Socialiste.

Tashmë socialistët kanë vendosur se kush do të jetë kreu i ri i selisë rozë, Maqo Lakrori apo Edi Rama.

Sipas burimeve brenda PS, mësohet se rreth orës 18:00 do të jepet një shifër për pjesëmarrjen në votim, ndërsa në orën 21:00 do të jepet një rezultat paraprak për fituesin e garës.

PS nuk ka dhënë ende një shifër zyrtare për pjesëmarrjen në votime.

Votimi për kryetarin e ri nisi sot në mëngjes ku rreth 82 mijë socialistë në të gjithë vendin, në bazë të parimit "një anëtar, një votë", kanë të drejtën e votës për kreun e ri të Partisë Socialiste.

Për zgjedhjen e kryetarit të ri të PS i cili do të drejtojë selinë rozë për katër vitet e ardhshme, në të gjithë vendin u ngritën rreth 400 qendra votimi.

KOMENTE