Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aksident te shkolla teknologjike, makina përplaset me shtyllën e semaforit, s'ka viktima
English

Aksident te shkolla teknologjike, makina përplaset me shtyllën e semaforit, s'ka viktima

Tiranë, 27 shtator NOA-Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme pranë shkollës Teknologjike në Tiranë, por fatmirësisht nuk ka shënuar viktima.

Sipas burimeve në vendngjarje, mësohet se një automjet tip "Range Rover" me targa të Tiranës është përplasur me një shtyllë semaforësh duke e rrëzuar atë plotësisht.

Rënia e shtyllës nuk ka prekur makinat e tjera që lëviznin në këtë segment e për pasojë nuk pati as viktima në njerëz.

Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe sipas saj, shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e madhe me të cilën ajo po lëvizte.

Policia ka marrë në pyetje drejtuesin e automjetit për të shpjeguar detajet e aksidentit.

m.i/NOA

KOMENTE