Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
BE-në, ose çdo gjë që lipset për të hyrë
English

BE-në, ose çdo gjë që lipset për të hyrë

Shqipëria, si një vend evropian mbetet tërësisht e angazhuar dhe e vendosur te ndërmarrë çdo reforme, çdo vendim dhe çdo gjë tjetër që do të lipsej, për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian

Nga Sali Berisha

Kryeministër i Shqipërisë*

Z. Sekretar i Përgjithshëm,

Z. President i Asamblesë së Përgjithshme,

Shkëlqesi,

Zonja dhe zotërinj,Â

Së pari është një kënaqësi e veçantë t'ju shpreh juve, Shkëlqesi z. Ali Abdussalam Treki, President i Asamblesë së Përgjithshme, urimet e mia për punën e shkëlqyer për drejtimin e sesionit të 64-të kësaj Asambleje. Gjithashtu do të doja falenderoja paraardhësin tuaj, zotin Miguel Escorto Brockmann, për punën e bërë në drejtimin e sesionit të 63- të kësaj Asambleje.

Me këtë rast dua t'ju përshëndes ju të gjithëve Shkëlqesi të pranishem në këtë sallë si dhe të shpreh konsideratën time më të lartë për Ju, Sekretar i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, zoti Ban Ki Moon, për profesionalizmin dhe kompetencën e lartë në drejtimin e Kombeve të Bashkuara kësaj organizate si dhe të njoh kontributin Tuaj personal, të rëndësishëm, për në suksesin e këtij sesioni.

Z. President,Â

Ne jemi mblidhur sot pas një viti gjatë të cilit bota u përballë me njerën prej krizave më të rënda financiare dhe ekonomike në historinë e saj. Mblidhemi sërish në një kohë, kur qindra e qindra milionë njerëz në planetin tonë shtypen nga regjime tiranike, ose përballen me varfëri të skajshme, sëmundje dhe probleme të mëdha shëndetësore dhe sociale.

Mblidhemi në një kohë kur konflikte të egra vazhdojnë të marrin jetë të pafajshme, në disa rajone të planetit tonë. Shqipëria dhe populli shqiptar, mbeten të angazhuar në bashkëpunimin ndërkombëtar dhe janë të vendosur, për të dhënë kontributin e tyre modest në përparimin e paqes, lirisë dhe sigurisë dhe respektit të të drejtave të njeriut, luftën ndaj varfërisë, nxitjen e zhvillimit të qëndrueshëm e prosperitetit dhe mbrojtjes së mjedisit.

Zoti Kryetar,

Shqipëria, si një vend evropian mbetet tërësisht e angazhuar dhe e vendosur te ndërmarrë çdo reforme, çdo vendim dhe çdo gjë tjetër që do të lipsej, për anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian. Rreth 94% e shqiptareve mbeshtesin procesin e anetaresimit te Shqiperise ne BE, cka perben nje inkurajim dhe detyrim te madh per qeverine time per ta avancuar kete proces me shpejtesi. Kete vjeshte ne presim vendime pozitive nga Keshilli i Ministrave i Bashkimit Europian dhe Komisioni Europian per statusin e kandidatit dhe per shqyrtimin e kerkeses sone per liberalizimin e vizave.

Shqiperia eshte vendi i nje demokracie te re por funksionale. Rreth dy muaj me pare, Shqiperia zhvilloi zgjedhje te pergjithshme parlamentare per te cilat ëatchdog-u nderkombetar, OSBE/ODIHR, u shpreh se ato permbushen standartet kryesore te OSBE-se dhe meritojne nje vleresim te pergjithshem pozitiv. Qeveria e re e sapo formuar ka percaktuar si shtylla kryesore te programit te saj ndertimin e nje infrastrukture te re e moderne per vendin, cuarjen e Shqiperise ne moshen digitale, reformimin e sistemit te shendetesise, arsimit , luften me perparesi te madhe kunder varferise dhe punesimin e qytetareve shqiptare.

Vitin e ardhshem, ne se bashku do te bejme nje analize se ku jemi me plotesimin e objektivave te mijevjecarit. Shqiperia ka bere perpjekje per nje progres thelbesor ne kete drejtim.

Ne nje hark kohor tre vjecar, rreth katerqind mije shqiptare kane dale nga varferia ndersa varferia ekstreme pesoi nje ulje prej rreth 70%. U krijuan dhjetra e mijera vende te reja pune, u dyfishua numri i studenteve si dhe ra ne menyre te ndjeshme vdekshmeria foshnjore.

Viti qe shkoi dhe ky vit kane qene vitet e krizes me te thelle ekonomike e financiare qe bota ka njohur, qe nga vitet 30 te shekullit te kaluar. Ekonomia shqiptare perjetoi pasojat e kesaj krize me ulje te eksporteve prej rreth dhjete perqind, me ulje te nivelit te kreditimit te ekonomise, por, megjithe kete, duhet te theksoj se vendi serish jate gjashtemujorit te pare te vitit 2009, shenoi nje rritje te GDP-se prej mbi 5 perqind.

U shenua gjithashtu nje rritje prej 8% te te ardhurave krahasuar me vitin e kaluar dhe nje rritje prej 59% te investimeve te huaja. Mendoj se faktoret kryesor qe mbrojti ekonomine shqiptare nga kriza kane qene se pari barra fiskale me e ulet ne Europe dhe standartet liberale mbi te cilat kemi bazuar ekonomine shqiptare, investimet e qeverise shqiptare ne infrastrukture ne nivelin 10% te GDP-se, apo ne rast se marrim se bashku periudhen kohore te viteve, 2008-2009, rreth njezet perqind te DGP-se se vitit 2008, si edhe reformat e thella te qeverise qe bene te mundur nje adiminstrate te vogel, nder me te voglat ne Europe dhe bote per fryme si edhe nje klime te favorshme per biznesin.

Deshiroj te shfrytezoj rastin te ftoj investitore nga vendet tuaja, te nderuar perfaqesues te vendeve anetare, te konsiderojne ne projektet e tyre shqiperine per te patur nje histori te re suksesi ne vendin tim.

Zoti Kryetar,

Shqiperia ka ruajtur nje bashkepunim te shkelqyer me OKB dhe organizatat qe varen prej saj. Shqipëria është një ndër vendet pilot të nismës "Delivering as one" duke kontribuar me eksperiencë dhe rezultate pozitive dhe të dukshme në suksesin e kësaj nisme si pjesë e reformës së menaxhimit të OKB. "Delivering as One" sjell ne vetvete nje kursim te madh ne kohe, ne para dhe nje koordinim shume me efficient te agjensive te OKB-se ne bashkepunim me vendin anetar.

Në vendin tim ky proces po ecën mjaft mirë si pasojë e sigurimit të koherencës dhe koordinimit të nevojshëm të aktiviteteve të organizatave të Sistemit të OKB-ë dhe institucioneve kombëtare lidhur me harmonizimin e projekteve në bazë të prioriteteve të vendit tonë. Ne besojmë se kemi arritur të gërshetojmë prioritet e reformave, strategjinë kombëtare për integrimin evropian, Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit me synimet në projektin "Një OKB". Rezultati i deritanishëm po tregon se i gjithë ky projekt që ka në bazë pronësinë kombëtare të zhvillimit po con në një efiçencë të rritur të zbatimit të programeve për zhvillim të OKB.

Shqiperia eshte nje vend pluri-religjioz, por me nje harmoni te shkelqyer fetare. Ne perputhje me Strategjine kombetare te dialogut nderkulturor ne kuader te Aleances se Civilizimeve, ne po pepiqemi te japim kontributin tone duke ofruar shembullin e bashkejeteses dhe besimeve fetare si nje nder trashegimite me te shkelqyera shpirterore te kombit tone.

Ky sesion i OKB-se u hap me Samitin per Ndryshimet e Klimes. Une kam kenaqesine tju bej me dije se 94% e energjise elektrike qe konsumon vendi im eshte energji hidrike. Ndonese jemi te hapur edhe per forma te tjera energjie, perfshi ate nukleare, ne po punojme dhe kemi siguruar rreth pese miliarde euro investime te tjera te reja ne hidrocentrale dhe parqe eolike. Shqiperia synon te shnderrohet ne nje superfuqi te vogel energjitike ne rajon.

Te nderuar te pranishem,

Z. Kryetar,

Dekada e fundit e konflikteve te renda ne rajonin e Ballkanit duket se po arkivohet ne analet e historise. Vendet ne kete rajon jane angazhuar ne nje proces bashkepunimi te gjithanshem dhe integrimi euroatlantik e europian.

Vitin e kaluar Shqiperia dhe Kroacia u anetaresuan plotesisht ne NATO ndersa vende te tjera te rajonit kane bere perparime thelbesore drejt anetaresimit ne NATO dhe BE.

Por me duhet te theksoj ketu se themelimi i shtetit te pavarur te Kosoves, ndonese ka kaluar vetem nje periudhe kohore e shkurter, eshte shnderruar ne nje faktor te rendesishem paqeje dhe stabiliteti ne rajonin e Ballkanit. Ne kete vend qe ka shpallur pavaresine rreth 20 muaj me pare, jane ulur ndjeshem tensionet nderetnike, jane nderprere largimet e serbeve nga kosova dhe ka filluar kthimi i tyre. Qeveria ime eshte e vendosur te ndihmoje qeverine e Kosoves ne programet e saj per kthimin e te larguarve.

Bashkimi Europian ka derguar aty misionin Eulex i cili po ben nje pune te shkelqyer dhe po jep nje ndihme shume te cmuar ne konsolidimin e shtetit ligjor e demokracise funksionale ne Kosove si dhe ne vendosjen e standarteve me te mira europiane te bashkepunimit dhe bashkejeteses se komunitetetve te ndryshme etnike. KFOR-i po loz nje rol shume pozitiv dhe fakti qe misioni i tij po reduktohet me shpejtesi eshte deshmi e qarte e ketij stabiliteti.Â

Nderkohe, Kosoven e kane njohur 62 vende anetare te OKB-se dhe eshte bere anetare e institucioneve te Breton Ëood, si IMF dhe BB. Por ende Kosova nuk ka marre vendin qe plotesisht meriton ne gjirin e kombeve sovrane ne kete organizate te nderuar.

Zoti Kryetar,

Deshiroj me kete rast te theksoj se te gjitha vendet, qe kane njohur Republiken e Kosoves dhe institucionet nderkombetare qe e kane pranuar ate ne gjirin e tyre si vend anetar e kane bere kete para se gjithash dhe mbi te gjitha sepse jane te bindur se pavaresia e Kosoves dhe njohja e saj perbejne nje kontribut madhor ne paqen dhe stabilitetin e rajonit te Balkanit.

Ndaj shfrytezoj kete rast te bej nje thirrje ndaj te gjitha qeverive te vendeve anetare te OKB-se te vendosin ne axhenden e tyre te shqyrtojne dhe te vleresojne kete realitet qe ekziston ne rajonin tone te Balkanit dhe mundesine e njohjes se pavaresise se Kosoves, si nje deshmi e vullnetit te tyre te qarte per te kontribuar ne konsolidimin e paqes, stabilitetit dhe sigurise ne rajonin tone.

Katermbedhjete vjet me pare, ne rezoluten 49/204 te 23 dhjetorit 1994, njeqind e tridhjete e shtate vende anetare, pasi denonin dhunen shtypjen dhe barbarite mbi popullin e Kosoves te ushtruar nga regjimi i Miloshevicit votuan ne kete rezolute per njohjen dhe respektin e vullnetit te qytetareve te kosoves. Sot pas katermbedhjete vitesh ky vullnet eshte shnderruar ne realitetin e Kosoves se pavarur. Ndaj ju bej nje thirrje te vecante te gjithe atyre vendeve qe katermbedhjete vjet me pare permes rezolutes nr. 49/204, kerkuan me voten e tyre qe vullneti i popullit te Kosoves te njihet dhe te respektohet duke dhene keshtu nje kontribut te madh ne rrugen e Kosoves drejt pavaresise: Sot, katermbedhjete vite me vone, ky vullnet eshte njohur nga 62 vende qe asokohe e votuan kete rezolute. Shpresoj dhe besoj se dhe vende te tjera do te afirmojne vullnetin qe shprehen 14 vite me pare, permes njohjes se pavaresise se Kosoves.

Z. Kryetar,Â

Me politiken e saj te jashtme paqesore dhe te marredhenieve te mira me te gjitha vendet, me kontributin e saj modest ne misionet nderkombetare sherbim te paqes e ne mbrojtje te te drejtave te njeriut, me politikat e fqinjësisë së mire e te bashkepunimit si edhe rolin e saj te moderuar dhe konstruktiv ne rajon, Shqipëria është transformuar në kontribues dhe prodhues e drejtpërdrejtë e stabilitetit dhe sigurisë në rajon e me gjere ne arenen ndërkombëtare.

Sot Shqipëaria kontribuon me trupa paqeruajtëse në disa operacione ndërkombëtare në kuadrin e OKB-së dhe të organizatave të tjera rajonale të sigurisë, si në Afganistan, Bosnje, Irak, Cad dhe të tjerë. Vetëm para dy muajsh, Shqipëria dyfishoi kontingjentin e trupave të saj në kuadër të ISAF. Vendi im vlerëson dhe mbështet cdo përpjekje për paqe dhe siguri globale dhe do të vazhdoj të mbështesë të gjitha përpjekjet e Kombeve të Bashkura, NATO-s dhe aktorëve të tjerë nxitës së paqes, stabilitetit dhe sigurisë në botë, duke theksuar këtu edhe kërcënimin që i bëjnë botës ato vende si Irani dhe Korea e Veriut me programet e tyre shumë të rrezikshme nukleare.

Zoti Kryetar,

Zonja dhe Zoterinj,

Të gjitha vendet anëtare të OKB ndajnë përgjegjësinë për funksionimin e mire e efektiv te saj. Askush nuk mund të injorojë gjurmët e veprimtarisë së OKB-se në shumë fusha. Kudo ku ka kriza, varfëri, uri, sëmundje apo vuajtje aty është edhe OKB për të dhënë mbështetje dhe lehtësim.

Megjithatë për një kohë të gjatë është konstatuar se bota, vendet dhe marrëdhëniet mes tyre zhvillohen dhe evoluojnë me një rritem më të shpejtë sesa aftësia e kesaj organizate për t'iu përshtatur. Ndaj, Shqipëria mbështet vazhdimin e procesit të reformimit të Organizatës dhe përmirësimin e mëtejshëm të sistemit të Kombeve të Bashkuara.

Në këtë drejtim lehtësimi i mekanizimit të vendim-marrjes ka një rëndësi parësore. Ne mbështesim përpjekjet për reformimin e Këshillit të Sigurisë. Ne besojmë se për të arritur sfidat e shekullit të 21, kemi nevojë për një Këshill Sigurimi efecient, transparent dhe legjitim në procesin e vendim-marrjes dhe, ku vendet anëtare individuale dhe rajonale janë të përfaqësuara në mënyre të përshtatshme.

(*) Fjala e mbajtur më 26 shtator 2009, para Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara

KOMENTE