Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Debati për historinë, Berisha: MASH do shqyrtojë çështjen, rishkrimi do zbardhë të vërtetat
English

Debati për historinë, Berisha: MASH do shqyrtojë çështjen, rishkrimi do zbardhë të vërtetat

Tiranë, 28 shtator NOA-Kryeministri Sali Berisha premtoi sot se do të ndërhyjë për zgjidhjen e çështjes së tekstit të historisë për të cilin ka ditë që po zhvillohen debate jo vetëm në selitë e partive politike por deri në ambientet e shkollës.

I pyetur nga gazetarët, Berisha deklaroi se do t'i kërkojë ministrit të Arsimit të shqyrtojë çështjen por personalisht ai është për rishkrimin e tekstit të historisë.

"Jam për shkrimin me objektivitet të historisë sepse me rishkrimin e saj do të zbardhen shumë të vërteta.

Unë s'jam historian por garantoj se me rishkrimin e tekstit, fëmijët do kenë një histori tjetër", tha Berisha.

Kryeministri nuk ka lënë pa ironizuar dhe deklaratat e opozitës, sipas tij të bërë nga "çunat" e bllokut.

"Akoma sot pas 20 vitesh, në mendje të këtyre njerëzve funksionon skema e Enver Hoxhës që dhe diellin dhe hënën e lidhin me njëshin, harrojnë se janë në demokraci", tha Berisha.

Kryeministri u prononcua dhe për enciklopedinë maqedonase, temë e nxehtë debati në Maqedoni e Shkup.

Berisha konfirmoi premtimin e presidentit maqedonas Gjorge Ivanov për shqyrtimin e këtij konflikti ndërsa e ka cilësuar enciklopedinë një doktrinë raciste.

Më pas Berisha iu përgjigj pyetjeve për vendimin e opozitës për të vazhduar bojkotin në parlament.

Kryeministri theksoi se në çdo vend të zhvilluar, ka një arbitër që vëzhgon zgjedhjet dhe për vendin tonë, doli një raport që i vlerësoi ato pozitive.

Nga ana e tij, kryeministri ka përsëritur ftesën e bashkëpunimit me opozitën për të realizuar reformat e nisura me qëllim integrimin e vendit në BE.

"Opozita duhet të jetë në lartësinë e idealeve. Unë e garantoj atë se do të dëgjohet zëri i saj për reformat.

Do ketë garancinë time maksimale. Opozita i ka vendet gati në Kuvend", tha Berisha.

KOMENTE