English

Delegacioni shqiptar sot kthehet nga SHBA me një valë takimesh e premtimesh

Tiranë, 28 shtator, NOA - Delegacioni shqiptar i kryesuar nga kryeministri Sali Berisha dhe zëvendësi i tij, Ilir Meta, kthehet sot në atdhe pasi ka zhvilluar një vizitë disa ditore në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

I gjendur në kuadrin e punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, delegacionis shqiptar pati rastin të zhvillojë takime të shumta me krerë të lartë shtetesh nga e gjithë bota.

Çështja e mbështetjes së Shqipërisë në reformat e saj për procesin e integrimit të saj në strukturat euro-atlantike, çështja e Kosovës, por edhe të tjera që shqetësojnë sot rajonin tonë kanë qenë në qendër të takimeve që kryeministri Sali Berisha dhe zv/kryeministri Ilir Meta zhvilluan me përfaqësues të lartë ndërkombëtarë.

Berisha nga ana e tij ka mundur të takojë presidentin Obama, nga i cili mori pranimin mbi ftesën për të vizituar Shqipërinë, ndërsa Meta ka mundur të takohet me homologun e tij italian, Franko Fratini nga i cili ka marrë konfirmimin për mbështetjen e Italisë në procesin tonë të integrimit.

Të tjera takime që kanë zhvilluar Berisha dhe Meta në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë ato me krerë të rajonit, por edhe të Lindjes, me të cilët është diskutuar edhe për çështje të rëndësishme ndërkombëtare.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE