English

Gara për kryetar në PS, humbësi Maqo Lakrori: Jam i kënaqur me rezultatin

Tiranë, 28 shtator NOA-Maqo Lakrori, kandidati i vetëm për kreun e PS në garën përballë Edi Ramës, edhe pse i humbur shprehet optimist për rezultatin e arritur në zgjedhjet e 26 shtatorit në bazë.

Në një konferencë për mediat, pas shpalljes së rezultatit përfundimtar, Lakrori ka deklaruar se optimizmi i tij rrjedh prej faktit që projekti i tij  "Socialistët e Bashkuar" është përqafuar nga 3714 anetarë të PS ose 6.7 për qind e tyre.

"Përmes këtij njoftimi publik shpreh kënaqësinë time, që edhe pse në një kohë shumë të shkurtër (vetëm 4 javë), edhe pse nën një trysni gjithë farëshe dhe gjithanshme penguese, projekti "Socialistët e bashkuar" filloi udhën pa kthim prapa dhe sot nuk është me një projekt personal, ashtu si 30 ditë më parë, por ka mbështetjen e shprehur me votë të 3714 anëtareve dhe anëtarëve të PSSH", tha Lakrori.

Më pas, Lakrori ka falënderuar gjithë mbështetësit e tij dhe i ka ftuar ata të punojnë brenda radhëve të PS për njohjen e platformës që ai shpalosi në bazë.

Por humbësi në garën për kryetar ka falenderuar dhe ata që me votën e tyre rikonfirmuan Edi Ramën si kryetar të ri për katër vitet e ardhshme në krye të selisë rozë.

KOMENTE