Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sarmi-Gorea, firmosin në Itali pakt për certifikimin elektronik, risi të guximshme nga Posta Shqiptare
English

Sarmi-Gorea, firmosin në Itali pakt për certifikimin elektronik, risi të guximshme nga Posta Shqiptare

Romë, 28 Shtator NOA - Në kuadrin e konkretizimit të memorandumit te bashkëpunimit së firmosur në muajin Mars të këtij vitit në Shqipëri gjatë vizitës që Drejtorit të Përgjithshëm të Postës Italiane në Postën Shqiptare, nisi konkretizimi i një bashkëpunimi të ndërsjellët mes dy palëve.

Posta Shqiptare do të ndihmohet nga Posta Italiane në fushën e IT (Teknologjisë së Informacionit), në fillimin e një shërbimi krejtësisht të ri ku posta italiane është e njohur nga Komuniteti Evropian dhe është lider në certifikimin elektronik të firmës dixhitale, në transferimin e parave përmes celularit, si dhe ka lindur një diskutim interesant në lidhje me një shërbim që mund t'iu vihet në dispozicion të gjithë shtetasve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali.

Delegacioni shqiptar kryesohej nga Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare z.Arqile Gorea ku i pranishëm ishte edhe Ambasadori i Republikës se Shqipërisë në Romë, z.Llesh Kola.

Nga pala italiane, përveç z.Massimo Sarmit drejtor i Përgjithshëm i Postës Italiane, ishin dhe shume të pranishëm në nivel drejtorish të administratës së Postës Italiane. Gjithashtu nga ministria e zhvillimit ekonomik të Italisë merrte pjesë Mario Fiorentino drejtor i Përgjithshëm, Departamenti i rregullimit postar te komunikimeve.

I gjithë takimi u përshkrua nga një frymë diskutimi me shumë interes dhe produktiv. Gjithçka që u diskutua ishte e materializuar në format elektronik, nga të dy delegacionet u vlerësuan hapat konkrete që po hedh ky projekt i madh në të dy brigjet tona.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes për certifikimin elektronik, u diskutua për arkitekturën e rrjetit të IT në mënyrë që Posta Shqiptare të mos merret me tentativa ose studime eksperimentale, por të jetë shembull i një organizimi të suksesshëm dhe produktiv që tashmë është materializuar nga specialistët me eksperiencë dhe me nivel të lartë teknik të Postës Italiane.

Pra, së shpejti do të kemi dhe materializimin e të gjithë lidhjeve online që i duhen Postës Shqiptare për t'u futur në fushën e shërbime financiare dhe monitorimin e shërbimeve postare online.

Kështu, në çdo sekondë dhe minutë të kemi informacion të vazhdueshëm për të 77 shërbimet që ofrojmë si dhe të gjitha pikat e vendndodhjet problematike që mund të lindin gjatë punës.

Në çdo kohë ne do të dimë ku ndodhen makinat tona, sa është xhiro e një zyre postare që mund të jetë në një fshat të largët, si po punojnë postierët tanë në terren, dhe të gjitha llojet e informacioneve në mënyrë që të kemi informacionin e nevojshëm për të pasur një administrim sa më të mirë në terren e më gjerë.

Konkretisht, në kuadrin e rritjes së shërbimeve dhe vënien e kësaj infrastrukture gjigante në shërbim të qytetarëve dhe komuniteteve tona ashtu do bëhet për certifikimin elektronik dhe transferimin e parave nëpërmjet celularit, do të nisë një iniciativë e re ne fushën e shërbimeve postare për t'u vënë në shërbim të gjithë qytetarëve nga Evropa juglindore dhe Ballkani që punojnë në Itali.

Fillimisht do të niset me shqiptarët ku çdonjëri për një porosi që ka në adresë të familjes së tij jo thjesht para, por pako dhe mallra të tjera për të cilat e dimë se çfarë heqin kur i presin nëpër dogana aeroporte dhe porte.

Madje ky shërbim do të kryhet më tarifat më të lira. Këto do jenë produkti i punës së dy postave ku një emigrant që banon dhe punon në Itali nuk ka nevojë të gjejë njeriun e besuar për t'i sjellë diçka, familjarët e tij nuk kanë nevojë të dalin në porte dhe aeroporte për të pritur.

Përkundrazi gjithçka do të jetë në linjën zyrtare, ata do të paraqiten në zyrën më të afërt postare do të marri faturën për mallin që do të dorëzojë dhe malli do të jetë i survejuar nga të dyja postat deri sa të arrijë në destinacion të pritësi.

Ky shërbim pas pak kohësh do të përqafohet dhe nga banorë të tjerë të shteteve rreth nesh dhe më larg.

Pra ideja është ngritja e një pike tranzite të përbashkët në qytetin e Durrësit dhe futjes në eficencë të shërbimit postar të transportit detar që dikur ka qenë shumë i përhapur ndërsa sot ka mbetur si në harresë.

Pra, një aktivizim i fuqishëm ose një intensifikim i marrëdhënies së bashkëpunimit nëpërmjet portit të Durrësit që është dhe porta e Korridorit 8. Natyrisht këto janë iniciativa.

Një pjesë e tyre kanë filluar materializimin si certifikimi elektronik, transferimi i parave me celular dhe në fushën e IT ku shumë shpejt do të kthehen në projekt ide dhe presim hapa konkret të rëndësishëm në ditët në vijim.

E rëndësishme është se interesimi ishte dypalësh, me intensitet të njëjtë dhe lëvizjet e Postës Shqiptare në fushën e shërbimeve postare po shihen me simpati dhe ajo po shihet si partner i besueshëm për bashkëpunim rajonal dhe më gjerë

PRA duke realizuar një kontratë të tillë në kuadrin e kësaj atmosfere mes dy kompanive, Posta Shqiptare vlerëson se është në sinkron të kësaj marrëdhënieje të shkëlqyer që ekziston edhe mes dy qeverive tona.

b.gj/e.r/NOA

KOMENTE
  • Ricordo21:06 - 21 Janar 2011
    SHOKU Arqile Gorea te firmosi pakte per te rritur pagat e postiereve te shkrete qe punojne si skllevrit e Egjyptit te pa veshur, e te zbathur ne mes te shiut e te ftohtit,me biçikleta e skuter te shekullit qe nuk mbahen mend,kur ne te njejten kohe SHOKU A Gorea shtron dreka e darka,inagurime, per te mbuluar vjelljet dhe zhdukien e fitimeve te fund-vitit,duke i perdorur ato per te blere e korruptuar persona per perfitime titujsh e çmime qe i perkasin vetem e vetem punonjesve te Postes Shqiptare.Jane (Dy miliard e dyqind milion)leke fitime ne vit te Postes Shqiptare qe shoku ne fjale vetem 10% te tyre i perdor per sponsorizime,e il rresto chi lo sa ? in che tascca va ?