English

Zgjedhjet për kreun e PS-së, Gjoncaj: Edi Rama zyrtarisht fitues

Tiranë, 28 shtator NOA - Shpallen zyrtarisht rezultatet e zgjedhjeve për kreun e Partisë Socialiste, kandidati Edi Rama fiton duke marrë 93.3 për qind të votave.

Kreu i Komisionit Zgjedhor i Partisë Socialiste, Genc Gjoncaj ka dalë vetëm pak minuta më parë në një deklaratë publike për të shpallur rezultatin e zgjedhjeve që u zhvilluan dy ditë më parë për kreun e PS-së.

Gjoncaj deklaroi se procesi zgjedhor u zhvillua normalisht dhe në transparencë të plotë.

Pas numërimit të votave nga të gjitha komisionet rezultoi se kandidati për kryetarin e PS-së, Edi Rama kishte marrë përqindjen më të madhe të votave duke lënë shumë pas rivalin e tij të vetëm Maqo Lakrorin.

Sipas kreut të Komisionit Zgjedhor, Rama ka fituar 93.3 për qind të votave.

k.k/NOA

KOMENTE