English

Afganistan: Sulmohet me bombë një autobus, vdesin 30 persona

Afganistan, 29 shtator NOA - Të paktën 30 persona kanë gjetur vdekjen si pasojë e shpërthimit të një bombe në autobusin me të cilin ata po udhëtonin.

Shpërthimi ndodhi në Afganistanin jugor kur një autobus pasagjerësh u godit nga një bombë në anë të rrugës dhe për pasojë kanë gjetur vdekjen 30 vetave dhe janë plagosur 39 të tjerëve.

Zyrtarët thonë se bomba shpërtheu në një autostradë të provincës Kandahar sot në mëngjes dhe se mes viktimave kishte edhe gra dhe fëmijë.

Për sulmin, qeveria fajësoi militantët talebanë.

Kryengritja talebane përdor kryesisht bombat në anë të rrugës dhe sulme vetëvrasëse në luftën kundër forcave të huaja dhe trupave afgane.

KOMENTE