English

Ankesat për diplomat, 12 studentë të Universitetit të Vlorës futen në grevë urie

Vlorë, 29 shtator, NOA - Nuk bien dakord me diplomat që u janë dhënë nga universiteti dhe prandaj kanë parë si rrugën më të mirë të zgjidhjes së problemit hyrjen në grevë urie.

Fjala është për 12 studentë të degës së Juridikut në Universitetin e Vlorës, të cilët vijojnë sot grevën e urisë pasi nuk pranojnë diplomat që u janë shpërndarë në përfundim të studimeve të tyre të larta.

Sipas studentëve, diplomat nuk kanë vlerë në tregun e punës dhe nuk janë regjistruar në regjistrin kombëtar të diplomave në Ministrinë e Arsimit.

Ata kërkojnë me çdo kusht që diploma e tyre të jetë e vlefshme për tregun e

punës dhe të ketë vlerë juridike, në të kundërt paralajmërojnë shkallëzimin e grevës së urisë.

n.e/NOA

Â

Â

KOMENTE