English

Claus Peter Zeitinger: Leku, monedhë e qëndrueshme, nxitje për investimet

Nga Rajmonda Lajthia

Tiranë, 29 Shtator NOA - Banka gjermane ProCredit do të japë hua për biznesin e madh e të vogël në Shqipëri në monedhën vendase, pasi leku ka rezultuar më i qëndrueshëm nga të gjitha monedhat e Evropës Lindore.

Ky është qëndrimi i Claus Peter Zeitinger, një prej përfaqësuesve më të lartë të bankës ProCredit, i cili vjen në një moment kur leku është zhvlerësuar me 8 pikë në muajt e fundit.

Gjatë një interviste sot për Agjencinë e Lajmeve NOA, z. Zeintinger, drejtor i Bordit Supervizues për Shqipërinë dhe Frankfurtin, u shpreh se sistemi bankar nuk është i prekur nga kriza megjithatë ka rrisqe.

Sipas tij ekonomia shqiptare është rritur dhe zhvilluar ndaj edhe investimet gjermane do të zgjerohen më tej.Â

"Ne do të zhvillojmë aktivitetin tonë pasi ekonomia juaj por edhe kursi i këmbimit janë stabël, madje nga vëzhgimet tona leku është monedha më e qëndrueshme e 18 viteve të fundit", - shprehet Zeitinger.

Megjithatë kush janë rrisqet e mundshme, sipas bankierit gjerman nëse bankat do të kreditojnë në valutë atëherë kjo do të shërbejë për të zhvlerësuar lekun çka do të ketë kosto për konsumatorët.

Zeintiger pohon më tej për agjencinë NOA se vitin që vjen banka do të hapë edhe 15 degë të reja. Fokusi i saj është kreditimi i biznesit të madh në Shqipëri, e konkretisht ndërtimi i hidrocentraleve.

Ceremonia

Këto deklarata u bënë pas përurimit të zyrave të reja të ProCredit Bank në Tiranë. Kjo bankë e nisi aktivitetin e saj para 14 vitesh si një fondacion kreditues, ndërsa sot rezulton të ketë 150 mijë klientë, që i kanë besuar kursimet e tyre si dhe bashkëpunojnë me të.

Kjo ceremoni përkoi edhe me 10 vjetorin e licencimit të ProCredit Bank. Në këtë 10 vjetor drejtuesit e bankës kanë objektiva të qarta, të kreditojnë biznesin e vogël dhe të madh në ekonominë shqiptare, por nuk do të jetë në politikën e kësaj banke kredia konsumatore.

Berisha: Shqipëria me rritjen më të madhe në Evropë

Në kulmin e debateve mbi efektet që ka dhënë kriza ndërkombëtare në ekonominë tonë dhe në një kohë kur treguesit makroekonomik kanë shënuar rënie, kryeministri i vendit Sali Berisha ka surprizuar sërish me deklaratën e tij, duke u shprehur se Shqipëria do të ketë rritjen më të madhe në Evropë.

Pa përmendur shifrën, kreu i qeverisë tha se ajo nuk do të jetë aq sa dëshiron ambicia e tij.

"Ekonomia dhe sistemi bankar janë solidë dhe kanë shënuar rritje, madje mund të themi se ekonomia do të ketë rritjen më të madhe në Evropë. Natyrisht nuk do të jetë aq sa unë do të dëshiroja, por tregu dhe ambicia ime janë dy gjëra të ndryshme" - u shpreh Berisha. Këtë deklaratë shefi i qeverisë e bëri gjatë përurimit të zyrave të reja të ProCredit Bank në Tiranë.

Më tej Berisha i kërkoi bankave të pranishme në ceremoni, që të shtojnë produktet e tyre për klientët dhe i vlerësoi ato për performancën që kanë shfaqur gjatë këtij viti krize.Â

Me tone më pak optimiste, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë pohoi se dalja nga faza e parë e krizës shtron nevojën për të marrë masat në të ardhmen.

Megjithatë sipas tij, lajmi i mirë është se konsumatori shqiptarë ka rritur besimin ndaj bankave, pasi niveli i depozitave ka pësuar rritje.

"Masat që duhen marrë për ti bërë ballë sfidave që na presin kërkojnë energji. Beteja jonë është mirë administrimi i kredive me probleme, të cilët duhen thënë që janë stopuar. Nga ana tjetër edhe rigjallërimi i kreditimit është një dukuri e cila i nevojitet ekonomisë shqiptare", - tha Fullani.Â

/r.l/b.a/NOA/

KOMENTE