English

Fitorja e Merkel në Gjermani, Sejdiu e Thaçi i dërgojnë mesazhe urimi

Prishtinë, 29 shtator NOA-Kancelarja gjermane Angela Merkel ka marrë urime për fitoren e saj në zgjedhjet e së dielës në Gjermani, nga krerët e lartë të shtetit kosovar.

Presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaçi në mesazhin e tyre dërguar Merkel kanë theksuar se kanë besim në mbështetjen që do t'i japë qeveria gjermane shtetit të Kosovës, si shtet i ri dhe i pavarur.

"Dua ta shfrytëzoj këtë rast që t'jua shpreh, edhe njëherë, mirënjohjen tonë të thellë për angazhimin afatgjatë të Gjermanisë, i cili popullit të Kosovës i ka sjellë paqe dhe prosperitet", thuhet në mesazhin e presidentit Sejdiu.

"Shpreh bindjen se nën drejtimin tuaj, Gjermania, si një ndër shtetet më të fuqishme të Bashkimit Evropian, do të arrijë rezultate edhe më të mëdha në të gjitha sferat", shkruan kryeministri Thaçi.

KOMENTE