Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Konferenca e Dytë për Integrimin e FA në NATO: Si do përshtatet ushtria shqiptare
English

Konferenca e Dytë për Integrimin e FA në NATO: Si do përshtatet ushtria shqiptare

Tiranë, 29 shtator NOA - Në mjediset e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes ka filluar dje dhe po vazhdon sot punimet Konferenca e Dytë për Integrimin e Forcave të Armatosura Shqiptare në strukturat e NATO-s.

Në këtë Konferencë ishte i pranishëm ministri i Mbrojtjes z. Arben Imami, shefi i Shtabit të Përgjithshëm i FA-së gjeneral brigade Maksim Malaj, gjeneralë, drejtorë dhe ushtarakë të tjerë të lartë të Forcave tona të Armatosura.

Gjithashtu morën pjesë ushtarakë të lartë përfaqësues nga Shtabi Ushtarak Ndërkombëtar i NATO-s, nga dy komandat Strategjike të NATO-s (ACT dhe ACO), nga Komanda e Forcës së Bashkuar në Napoli (JFC-N), përfaqësues të Shtabit të NATO-s në Tiranë, të CUBIC, DIE, përfaqësuesit tanë ushtarak pranë komandave të NATO-s, si dhe ushtarakë të tjerë të përfshirë në sindikatat e formuara për këtë qëllim.

Pas fjalës së hapjes që mbajti zv.shefi i Shtabit të Përgjithshëm kundëradmiral Kristaq Gerveni, Konferencën e përshëndeti ministri i Mbrojtjes z. Arben Imami. Pasi i uroi mirëseardhjen në këtë veprimtari të rëndësishme për FA Shqiptare, Ministri Imami theksoi se, pranimi i Shqipërisë në NATO sjell njëherësh shumë përgjegjësi dhe detyrime.

Në këtë kontekst, u shpreh ai, ne konfirmojmë angazhimin tonë se këto përgjegjësi dhe detyrime do të përmbushen nga Shqipëria. "Ne e dimë, - nënvizoi z. Imami, - se ky është një proces kompleks që do kohë. Gjatë viteve në vijim do të krijojmë një Forcë të Armatosur plotësisht të ndërveprueshme, të aftë për t'u integruar butë në strukturat, operacionet dhe procedurat e NATO-s.

Më tej Imami theksoi se një forcë plotësisht profesioniste nuk mund të përparojë pa një strukturë të përshtatshme mbështetëse.

"Objektivi ynë, tha ai, është që të rrisim frytshmërinë e komandimit dhe drejtimit, të mënjanojmë shtabet e njësitë e tepërta dhe të përshtatim strukturat e disa njësive për t'i bërë ato më efektive".

Ministri foli edhe për zhvillimin e kapaciteteve të reja ushtarake si një synim tjetër tepër rëndësishëm për FA, për modifikimin dhe përmirësimin e procedurave të zbatimit të planifikimit dhe buxhetimit tonë financiar, etj.

Në përfundim të fjalës së tij Imami i uroi edhe njëherë pjesëmarrësve suksese në punimet e kësaj Konference.

Konferencën e përshëndeti edhe Ndihmës i Shefit të Shtabit të Komandës së NATO-s për Transformimin (ACT), gjeneral major Kejll Ove Scare.

Qëllimi i Konferencë së Dytë për Integrimin e Forcave tona të Armatosura në strukturat e NATO-s është harmonizimi i përpjekjeve për finalizimin e një Plani 5-vjeçar Integrimi në strukturat e NATO-s.

Drafti i këtij plani është përgatitur gjatë Konferencës së Parë, e cila u zhvillua në mars të këtij viti po në vendin tonë.

Gjatë kësaj periudhe grupet e punës kanë bërë sugjerime dhe propozime për konsolidimin e këtij plani, të cilat pasi janë sistemuar dhe grupuar nga Shtabi i Përgjithshëm i FA Shqiptare i janë dërguar Komandës së ACT-së.

Konferenca ka vazhduar me prezantimin mbi transformimin e FA Shqiptare dhe integrimin e tyre në strukturat ushtarake të NATO-s, nga drejtori i Drejtorisë së Planifikimit dhe Politikës, kolonel Dilaver Hoxha.

Më tej punimet e konferencës do të vazhdojnë me diskutime në nivel ekspertësh shqiptarë dhe të huaj, të cilët janë përfshirë në grupet dhe sindikatat e punës që janë ngritur për probleme dhe çështje të ndryshme si për doktrinat, trajnimin dhe standardizimin, për menaxhimin e personelit, për planifikimin e mbrojtjes, të burimeve të mbrojtjes dhe logjistikës etj.

e.r/NOA

KOMENTE