Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministri i Brendshëm, Basha inspekton sallën operative të Policisë së Shtetit
English

Ministri i Brendshëm, Basha inspekton sallën operative të Policisë së Shtetit

Tiranë, 29 shtator NOA - Ministri i Brendshëm Lulzim Basha kreu sot një inspektim në sallën operative të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit për të parë nga afër gatishmërinë dhe ecurinë e procesit të integrimit të sistemeve të kërkimit, identifikimit dhe analizës së informacionit.

Vënia në funksionim e qendrës së vetme operacionale ku janë të integruara sistemi TIMS, sistemi i survejimit të vendkalimeve kufitare nëpërmjet kamerave dhe sistemi i kontrollit detar, ka nisur në fillim të muajit Shtator.

Salla posedon 24 orë në ditë të dhënat nga të 26 pikat kufitare të vendit.

Brenda muajit Tetor edhe në pesë pika kufitare të vendit, të cilat janë pikat kufitare të izoluara, do të instalohet sistemi TIMS, një sistem i cili bazohet në përvojat më të suksesshme të BE.

Ky sistem do të ndërlidhet, pra do të ketë një ndërfaqe me Regjistrin e Gjendjes Civile, duke mundësuar shkarkimin e të dhënave të këtij regjistri për të gjithë shtetasit që posedojnë pasaporta biometrike dhe ato aktuale, me sistemin MEMEX të analizës së informacionit kriminal, e po kështu me sistemin e kontrollit të kufirit detar.

Ministri Basha u shpreh pas inspektimit se "modernizimi dhe integrimi mes tyre i sistemeve të informacionit ka të bëjë me objektivat e qeverisë Berisha për qeverisjen elektronike, tashmë të shtrira në një fushë shumë të rëndësishme siç është ajo e zbatimit të ligjit.

Ky proces ka të bëjë me një objektiv madhor siç është liberalizmi i vizave, që lidhet drejtpërsëdrejti me atë të ruajtjes dhe sigurisë së kufirit".

Në sallën qendrore operative të Policisë së Shtetit do të kryhet survejimi në kohë reale i të gjitha vendkalimeve kufitare nëpërmjet sistemit të kamerave, e po kështu edhe kontrolli i kufirit detar nëpërmjet imazhit të përcjellë nga sistemi i kontrollit detar.

k.k/NOA

KOMENTE