English

OSBE, Bosch takohet me Metën: Opozita të shkojë në Kuvend, zgjedhjet ishin në rregull

Tiranë, 29 shtator NOA - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta, priti sot kreun e Pranisë së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadorin Robert Bosch.

Gjatë bisedimeve Meta ripërsëriti gatishmërinë e Qeverisë së Shqipërisë për të vazhduar bashkëpunimin me praninë e OSBE-së, në përputhje me prioritetet dhe nevojat e vendit, si dhe realitetin e ri ndërkombëtar të Shqipërisë, në vijim të anëtarësimit në NATO dhe aplikimit për tu anëtarësuar në BE.

Duke u ndalur tek e ardhmja e Pranisë së OSBE-së në Shqipëri, Meta nënvizoi nevojën për një bashkëpunim të ngushtë me Ministrinë e Punëve të Jashtme, me qëllim hartimin e një strategjie të përbashkët për të vlerësuar efikasitetin e veprimtarive të Pranisë dhe për t'i fokusuar më mirë ato.

"Hartimi i kësaj strategjie, diktohet nga arritjet e padiskutueshme të Shqipërisë në planin ndërkombëtar dhe atë kombëtar, sidomos në drejtim të konsolidimit të institucioneve demokratike, shtetit ligjor dhe kapaciteteve institucionale-administrative" tha ministri i Jashtëm.

Ndërkohë pas bisedës Meta dhe Bosch dhanë një deklaratë për shtyp.

"Konfirmoj edhe një herë vullnetin e Qeverisë për të bashkëpunuar ngushtë me Organizatën për Bashkëpunim dhe Siguri në Evropë, ku Shqipëria është një vend anëtar tepër aktiv dhe në mënyrë të veçantë me Prezencën këtu në Tiranë dhe me ambasadorin Bosh dhe ekipin e tij, që ne të ecim përpara në të gjitha drejtimet e bashkëpunimit të deritanishëm.

Njëkohësisht e kam falënderuar ambasadorin Bosh për kontributin që ka dhënë OSBE dhe ODIHR, në mënyrë të veçantë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 28 qershorit, të cilat u vlerësuan në mënyrë më pozitive edhe nga raporti i ODIHR-it, ku natyrisht u bënë edhe shumë sugjerime për të përmirësuar edhe më tej standartet për zgjedhjet në të ardhmen, që zgjedhjet e ardhshme të arrijnë standardet më të larta" tha Meta.

Nga ana e tij Bosch tha se OSBE është e gatshme për të mbështetur Shqipërinë në rast se kërkohet për të ndihmuar Qeverinë si dhe opozitën, brenda Parlamentit, për të zbatuar realisht rekomandimet e raportit të ODIHR-it.

"Për ta bërë këtë, opozita është realisht e nevojshme dhe sigurisht kjo bëhet vetëm në Parlament.       Â

Kështu ne mirëpresim bashkëpunimin dhe ne shpresojmë dhe besojmë se do të jetë po aq i mirë sa edhe me paraardhësin e z.Meta.

Ne shpresojmë se ju do t'i afroheni Evropës sa më shpejt të jetë e mundur" tha Bosch. Â Â

Ndërkohë që përgjigjes së gazetarëve se opozita kërkon rinumërimin e votave në zgjedhjet e fundit në Shqipëri dhe nëse kjo është një kërkesë ligjore nga ana e opozitës, kur ajo e quan këtë edhe një kusht për pjesëmarrje në parlament Bosch u përgjegj:Â

"Së pari nuk jam këtu si jurist ose si përfaqësues i gjykatës kushtetuese, por me sa e gjykoj unë, të gjitha mjetet ligjore janë përdorur dhe rezultatet e 1 gushtit janë në rregull"

k.k/NOA

Â

KOMENTE