Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Pronat në bregdet, ish pronarët e Vlorës letër të hapur prefektit: Verifiko titujt e pronësisë
English

Pronat në bregdet, ish pronarët e Vlorës letër të hapur prefektit: Verifiko titujt e pronësisë

Vlorë, 29 shtator NOA-Shoqata "Bregdeti" përmes një letre të hapur i kërkon prefektit të Vlorës, z.Hasan Halili të verifikojë titujt e pronësisë në gjithë bregun e Vlorës.

Të pakënaqur nga mënyra se si po vidhen pronat e trashëguara të qytetarëve, shoqata kërkon që prefekti të marrë në dorë situatën pasi deri tani Inspektoriati ndërtimor që varet nga bashkia qëndron i heshtur ndaj pushtimeve dhe ndërtimeve të kundraligjshme që persona të tretë vazhdojnë të bëjnë në zonën turistike.

Kjo, sipas shoqatës, Â ka bërë që problemet e korrupsionit me pronat të akumulohen dhe Vlora dallon nga gjithë të tjerët në anarkinë dhe amullinë e pronës.

"Veprimet tuaja të ngadalta ose shtytja e kohës për zbatimin e ligjeve dhe të Kushtetutës, pavarësisht nga investimet dhe rrugët e bëra, praktikisht po sjell një degradim të gjithanshëm pasi favorizon shkelësit e ligjit, zaptuesit ose pseudopronarët e rinj, që kanë përvetësuar pa të drejtë pronat tona.

Nëse nga pushteti vendor që drejtohet dhe kontrollohen nga ju dhe nga Prokuroria do të ishin vënë para përgjegjësisë ligjore nëpunësit që shkelin ligjet, situata do ishte krejt ndryshe", thuhet në letrën e hapur të ish pronarëve vlonjatë.

Ata i kërkojnë prefektit Halili të angazhohet maksimalisht pasi kthimi i pronave tek zotët e tyre, jo vetëm do të reduktonte korrupsionin e pushtetarëve dhe të gjyqtarëve, por do t;i hapte rrugën dhe zhvillimit të turizmit.

Në fund të letrës, ish pronarët kërkojnë një përgjigje në të kundërt kthimi i pronave sipas shoqatës do të zgjidhet me rrugë personale deri në vetëgjyqësi nga ana e tyre për të larguar grabitësit e pronave të trashëguara.

KOMENTE