Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama: Berisha hiqi duart nga arka e vendorëve, në të kundërt do të bëj rezistencë
English

Rama: Berisha hiqi "duart" nga arka e vendorëve, në të kundërt do të bëj rezistencë

Tiranë, 29 shtator NOA -Kryetari i Bashkisë se Tiranës Edi Rama njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, ka qenë sot për inspektim në Parkun e Madh të Liqenit, nga ku akuzoi kryeministrin, Berisha se po boshatis arkat e pushteteve vendore.

Ai e quajti Berishën një kryeministër të paaftë, delirant dhe të pandreqshëm s'mund të zhbëjë autonominë vendore.

"Përfitoj nga rasti që ti bëj një paralajmërim kryeministrit, pasi sulmin e pandalshëm ndaj financave ta ndalë pasi do të ndeshë në një rezistencë e refuzim që unë nuk do ta dëshiroja, si një pjesë tjetër e jetës shoqërore në Shqipëri që është në krizë të gjithanshme", deklaroi sot Rama.

Rama tha se tentativat e Berishës për të mbushur arkën e shtetit duke marrë nga paratë e vendorëve do të dështojnë.

"Është e patolerueshme që një njeri i papërgjegjshëm i paaftë dhe delirant i pandreqshëm të zhbëjë atë që është ndërtuar në gjithë këto vite, dhe të zbrazë arkat e pushteteve vendore dhe pushteteve të vendit që të mbushë atë që nuk mund të mbushë më, buxhetin e shtetit që u zbraz si rezultat i të gjitha abuzimeve dhe shpërdorimeve të gjithanshme dhe politikave të tij shkatërruese, të cilave shqiptarët, po ua dëgjojnë dhe dua tua dëgjojnë përditë e më shumë krismën", tha me tej kryetari i Bashkisë, Edi Rama.

k.k/NOA

KOMENTE