Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Zjarr në një shkollë 9-vjeçare, drejtoresha denoncon në polici katër nxënës
English

Zjarr në një shkollë 9-vjeçare, drejtoresha denoncon në polici katër nxënës

Tiranë, 29 shtator NOA - Djegin substanca misterioze në shkollë, drejtoresha alarmon policinë.

Ngjarja ka ndodhur dje në shkollën 9-vjeçare "26 Nëntori" në Tiranë kur drejtoresha Vidish Krentja ka konstatuar një aromë mbytëse që vinte nga ambientet e brendshme të shkollës.

Menjëherë drejtoresha e shkollës ka lajmëruar policinë e cila ka mbërritur për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Burime nga policia thanë për agjencinë e lajmeve NOA se katër nxënës të kësaj shkolle, Xhuljano K, 15-vjeçe, Donald M, 14-vjeç, Jani N, 14-vjeç dhe Xhorxhi B, 14-vjeç kishin hedhur dhe djegur një substancë të pa përcaktuar ende, e cila lëshonte aromë të pakëndshme.

Policia ka marrë në pyetje katër miturit të cilët nuk kanë dhënë detaje mbi substancën që kishin djegur duke shtuar se nuk e dinin se çfarë ishte.

Ndërkohë ndaj nxënësve nisën hetimet në gjendje të lirë për shkak të moshës së mitur, për veprën penale të "prishjes së qetësisë publike".

k.k/NOA

KOMENTE