Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Enciklopedia, mediat maqedonase po nxisin tensione mes shqiptarëve e maqedonasve
English

Enciklopedia, mediat maqedonase po nxisin tensione mes shqiptarëve e maqedonasve

Shkup, 1 tetor NOA-Një pjesë e mediave maqedonase po kontribojnë për tensionimin e situatës duke transmetuar programe të studiove të hapura me qytetarët.

Në këto programe janë shfaqur ofendime dhe akuza të rënda ndaj shqiptarëve, duke kërkuar që "ata të goditen nga shteti", "të shkojnë në Shqipëri të kërkojnë të drejta më shumë", "nuk kanë hise në Maqedoni", "të mbrohet e vërteta e enciklopedisë maqedonase" dhe teza të tjera ofenduese, etj.

Lidhur me këto programe ka reaguar në mënyrë të heshtur Këshilli për Radiodifuzion, duke i apeluar televizioneve në vend që të jenë të kujdesshme me emitimin e programeve të tilla, që mund të përkeqësojnë raportet ndëretnike dhe përmbajnë fjalor të urrejtjes dhe ofendimeve në baza etnike. (NOA-INA)

KOMENTE