Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gjimnazistët e helmuar, qeveria bën thirrje: S'ka vend për panik
English

Gjimnazistët e helmuar, qeveria bën thirrje: S'ka vend për panik

Prishtinë, 1 tetor NOA UPDATE-Qeveria e Kosovës i ka bërë thirrje qytetarëve të mos përhapin panik e të dalin në përfundime të gabuara për ngjarjen e ndodhur pasdite në Prishtinë, ku 60 gjimnazistë të një shkolle në Fushë Kosovë, kanë përfunduar në spital me simptoma të ngjashme me atë të një helmimi.

Qeveria ka siguruar qytetarët se "organet kompetente janë duke hulumtuar të gjitha shkaqet e sëmurjes së nxënësve". Nga ana e saj, qendra kombëtare e Urgjencës në Prishtinë ka deklaruar se nuk duken  shenja tipike të shfrytëzimit të një helmi të posaçëm, por ende nuk ka një përgjigje përfundimtare të analizave.

Ministri i Shëndetësisë Alush Gashi vizitoi nxënësit e sëmurë dhe ka kërkuar të mos bëhet panik.

Ai tha se është ngritur një këshill i mjekëve, të cilët do analizojnë situatën dhe do të arrijnë në konstatimin se për çfarë është fjala.

Gashi ka theksuar se analizat toksikologjike do të dërgohen dhe jashtë vendit. Situata e nxënësve të sëmurë të shkollës së mesme "Hivzi Sulejmani" dhe asaj fillore "Selman Riza" nga Fushë Kosova është stabilizuar dhe askush nuk është në rrezik për jetën.

Mbi 50 nxënës të shkollave të mësipërme aktualisht po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Ata kanë shfaqur simpotma të ngjashme si pengesa në frymëmarrje, dhimbje koke e barku, plogështi si dhe shenja të një reagimi kolektiv psikologjik. Të sëmurët e parë në shkollën Hivzi Sulejmani janë shfaqur pasditen e djeshme. "19 nxënës, shumica vajza, janë sëmurur të mërkurën pasdite me simptoma të njëjta, pengesa në frymëmarrje, dhimbje koke dhe plogështi", Â njoftoi sot Ministria e Arsimit.

Kjo e fundit në një komunikatë thekson se rasti po hetohet nga Policia e Kosovës.

Â

KOMENTE