Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Messina: Publiciteti në CNN e Euronews, imazhe zhgënjyese për turistët që vijnë
English

Messina: Publiciteti në CNN e Euronews, imazhe zhgënjyese për turistët që vijnë

Tiranë, 1 Tetor NOA - Sezoni turistik që sapo është mbyllur, tregoi sërish se më së shumti, turistët që vijnë në Shqipëri, janë emigrantët që afrohen te familjet e tyre, shqiptarët përtej kufirit dhe vetëm një pjesë e vogël, turistë evropianë.

Këtë fakt ka evidentuar sot në një konferencë për shtyp, profesor doktor Salvatore Messina, rektor i EUFT (Universiteti Europian për Turizmin). Ky është i vetmi universitet i këtij lloji në Mesdhè, ngritur nga Fondacioni i Universitetit Europian për Turizmin, i vendosur në Tiranë për të realizuar parashikimet e Unitetit të Turizmit të Komisionit Europian- Ndërmarrja e Përgjithshme Drejtuese.

Dr. Messina, vjen në Shqipëri pas një përvoje shumëvjeçare në menaxhimin e turizmit në disa vende të Evropës, SHBA-së dhe Kanadasë.

Z.Messina është i njohur sidomos për iniciativën e përbashkët në Irlandë kur u ky vend ishte në dilemë se çfarë do të fuqizonte për të ardhmen e tij dhe duke zgjedhur turizmin që në pak vite e shndërroi ndër zonat më të vizituara turistike në botë.

Dr. Messina, në daljen para gazetarëve të mediave të shkruara dhe atyre vizive, ka folur gjatë mbi sezonin turistik që u mbyll këto ditë në Shqipëri.Ai iu referua shifrave zyrtare të Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinsië dhe Sporteve, për faktin se 1.3 milionë njerëz vizituan këtë vit Shqipërinë deri në muajin shtator 2009.

Ky numër në dukje i lartë dhe me rritje krahasuar me një vit më parë, për z.Messina shihet si problematik për disa arsye.

Fillimisht, dr. Messina iu referua dhe shifrave të një viti më parë, duke shprehur habinë për përplasjen: "Për vitin 2008, sipas shifrave zyrtare që ofroi UNDP, 66 për qind e turistëve të huaj erdhën në Shqipëri për biznes, 28 për qind për turizëm dhe pesë për qind, për motive të tjera. Kurse sipas MTKRS, për vitin 2008, 83 për qind e turistëve erdhën për turizëm, 6 për qind për biznes dhe 5 për qind për arsye të tjera.

Z.Messina shprehu habinë për këto shifra kontradiktore, kurse evidentoi se në Shqipëri, prurjet nga viset shqiptare përtej kufirit, Maqedoni, Kosovë etj., janë pasojë e atdhetarizmit dhe si e tillë duhet parë si lëvizje normale e shqiptarëve të këtyre vendeve në Shqipëri.

Duke ilustruar situatën edhe të vitit në vazhdim, prof. Mesina vuri në dukje se është shumë i rëndësishëm, turizmi i gjithë vitit. "Dihet se turistët nga Maqedonia dhe Kosova vijnë në Shqipëri në ato dy apo tre muaj të verës dhe kaq, kurse turistët evropianë, sidomos nga vendet nordike por edhe Italia, Gjermania, Franca, etj, janë në numër shumë të pakët, kur mund të ishin potencial i fuqishëm për turizëm në 12 muaj të vitit", - evidentoi prof. Messina.

I pyetur nga gazetarët, z. Messina ka komentuar dhe fushatën publicitare që ndërmori qeveria shqiptare për të nxitur turistët e huaj të vizitojnë Shqipërinë dhe pse i duken të gabuara politikat e turizmit:

"Unë mendoj se këtu kemi të bëjmë me një politikë të gabuar turizmi. Nuk është zgjidhje efektive të shpenzosh tre milionë dollarë amerikanë për një reklamë në CNN apo një shumë tjetër të majme për spote të tjera publicitare në Euronews. Arsyeja është shumë e thjeshtë: Sepse nëse shohim atë imazh që shfaqet në reklamë, shtrojmë pyetjen: Ku ta gjejmë atë që shohim: Kur turistët përballen me realitetin në Shqipëri, sigurisht që e kuptojnë se ajo çka ata kanë parë në reklamë, nuk ka lidhje me realitetin, duke konstatuar se shërbimet turistike këtu janë në nivele ende amatore".

"Ndaj, - ka vijuar dr. Mesina, që t'i japë fund humbjes së kohës dhe parave, duke sugjeruar, referuar dhe praktikës ndërkombëtare: "Në fillim krijohet produkti, prodhohet në mënyrë sa më cilësore dhe pastaj ai linçohet në treg, përmes një komunikimi si me reklama apo edhe me mënyra të tjera informimi, në të gjithë botën, duke prezantuar kështu një produkt të gatshëm dhe jo një imazh".

Në këtë pikë, z.Mesina shprehet se lipset nj analizë e thellë e asaj çka ka nevojë turizmi shqiptar dhe publikisht iu drejtua autoriteteve të shtetit duke ofruar falas asistencë në këtë drejtim.Ndërtimet, pse duhet ndalur betonizimi i Durrësit dhe JugutDr.Mesina foli dhe mbi situatën në zonat turistike, duke veçuar Durrësin e Sarandën.

Sa i përket të parit, z.Mesina apeloi që të ndalet ndërtimi i pallateve në zonat e plazhit duke e konsideruar situatën të rrezikshme dhe me pasoja për vitet në vazhdim.Ndërsa është ndalur dhe në infrastrukturën turistike të Sarandës:

"Në Sarandë, nuk duhet të lejohet ndërtimi i godinave shumëkatëshe. Aty duhet të nxitet ndërtimi i godinave një-dykatëshe, duke respektuar rigorozisht ndëertimet tradicionale të jugut të vendit, sepse është pikërisht kjo, ajo që duan të gjejnë turistët e huaj kur të vizitojnë Shqipërinë dhe të ballafaqojnë njohuritë e tyre apo ato të servirura, mbi antikitetin dhe traditat shqiptare, me realitetin që do të shkelin në terren".

Këtu z.Mesina deklaroi se është e ngutshme, nisja e ndryshimit të legjislacionit turistik.

"Dikush mund të thotë se jemi një vend në tranzicion. Unë e kuptoj se kjo teori vazhdon të thuhet por është e papranueshme që pas më shumë se 18 vjetësh, ende turizmi të vuajë pasojat e tranzicionit. Ka ardhur koha që të zhduket turizmi amator, iniciativat pioniere dhe njerëzit joprofesionalë në menaxhimin e resurseve dhe shërbimeve turistike. Objektet turistike, qofshin bare-restorante, hotele etj., nuk mund të drejtohen më nga pronarët që kanë hedhur ca para dhe pa pasur kurrfarë dijeje turistike, drejtojnë objektin që ka në dorë fatin e turizmit kombëtar dhe biznesit individual duke e lënë në dorën e tyre apo farefisit, pa mësimet më elementare turistike. Vetë ata, duhet ta kuptojnë se që të realizojnë një biznes të suksesshëm turistik që do t'u disafishonte fitimet dhe sadisfaksionin, duhet të kenë menaxhim dhe shërbim të kualifikuar për turistët, kushdoqofshin ata".

Këtu, dr.Mesina ka ilustruar me EUFT: "Nga të dhënat e ofruara, rezulton se Shqipërisë i duhen në pesë vitet e ardhshme, çdo vit, tre mijë specialistë të shërbimeve turistike. Momentalisht këto kapacitete nuk ofrohen. Agjencitë turistike për shembull, ofrojnë vetëm transportin e turistëve por jo shoqërimin dhe shërbimet e mirëfillta ndaj tyre si kudo në botë.

Në EUFT, ofrohet pikërisht trajtimi i dijeve që lidhen me turizmin, përmes studimit në Shkencat Politike, Ekonomia e Turizmit, Administrimi in Shërbimeve Turistike, Teknologjia dhe Informacioni, Komunikimi dhe Gjuha e Biznesit etj., duke mos lënë pa përmendur dhe masterat në Turizëm.

Rektori i EUFT, lajmëroi këtu dhe faktin se studentët më të mirë që pranohen në këtë universitet, do të bëjnë katër muaj rresht, praktikë shkolle me Costo Crocera, një guidë e mrekullueshme turistike që kombinohet më së miri me studimet në godinën 14 katëshe të EUFT, ku marrin mësimet nga 42 docentë, profesorë dhe doktorë nga disa vende të Evropës dhe 24 pedagogë të kualifikuar shqiptarë, bazuar në marrëveshjet me nëntë universitete prestigjioze në Itali, Francë, Spanjë, Portugali, Shqipëri, etj.

Dr.Mesina përmendi dhe guidat shqiptare kur evidentoi dy laboratorë praktike, njëri tek parku arkeologjik i Apolonisë dhe tjetri në parkun natyror të Divjakës.Rektori Mesina ka komentuar dhe tarifat në EUFT: "Studentët që pranohen në universitetin e vetëm turistik të Ballkanit dhe më gjerë, paguajnë 1 700 euro për regjistrimin dhe 100 euro për çdonjërin nga 12 provimet e një viti akademik. Por studentët që marrin notën dhjetë në provim, nuk e paguajnë atë dhe nëse të gjitha provimet dalin me 10, nuk e paguajnë vitin pasardhës".

Dr. Mesina ka rrëfyer dhe moton e EUFT: "Ajo që ne duam, është që t'i shoqërojmë të rinjtë e të rejat nga Shqipëria, nga hapat e parë të arsimimit dhe deri në daljen e tyre në jetë, qoftë në punë në administratën shtetërore apo biznesin privat". Këtu z.Mesina theksoi faktin se diploma që lëshon EUFT është e njohur në të gjithë Evropën dhe ndjellëse për punësim sidomos në zonat turistike evropiane, pasi për 15 vitet e ardhshme në Evropë do të punësohen 270 mijë persona të kualifikuar, të dalë nga universitete e specializuara, pjesë e tub cilëve është EUFT.e.r/NOAÂ

KOMENTE